Me titullin “Shqipëria mikpret botën” ka nisur sot cikli i Javëve Ndërkombëtare të Kulturës me një larmi aktivitetesh në disa qytete të vendit.
Në një konferencë së bashku me Ministren e Kulturës Elva Margariti, Kryeministri Edi Rama tha se synimi është që kjo të kthehet në një traditë të përvitshme.
“Këtë javë ne synojmë të jetë një traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura të ndryshme, për të shpalosur forma dhe shprehje nga më të larmishmet të aktivitetit të çdo qytetërimi dhe për të krijuar hapësira të reja të ndërveprimit me kulturat e tjera, por dhe argëtimit të qytetarëve apo edhe të vizitorëve dhe turistëve që mund të gjenden në vendin tonë”, tha Rama.
“Si viti i parë që nis ky program, është i gjithi në një fazë nisjeje që do të pasurohet në vitet e ardhshme, është një eksperiencë e re prej së cilës do të mësojmë e do të kuptojmë më shumë”, shtoi kryeministri.
Rama theksoi se kjo është një mundësi për të shpalosur tradita e kultura të ndryshme, ndërkohë që kjo javë do të jetë e Francës, për të vijuar më pas edhe me vendet e tjera.
“Fillojmë me javën e Francës dhe më pas vijojmë nëpërmjet një kalendari. Disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh në angazhimin e javëve të tyre kulturore, por ky angazhim i përbashkët i bën shumë më të aksesueshme për publikun. Do të përfshihen aktivitet më popullore, aktivitete në rrugë, tradita e gatimit të vendeve të tjera”, u shpreh Rama.
“Është program që ne synojmë të jetë një program ku të gjitha moshat të mund të gjejnë arsye për t’i frekuentuar. Program ku ne synojmë të ketë hapësirë që nga moshat e reja, deri te pensionistët. Qëllimi i këtij programi është ta shtrijë këtë komunikim dhe këtë përzierje në të gjithë hartën e Shqipërisë, por kuptohet hap pas hapi sepse edhe palët e angazhuara kanë nevojë që të shohin hap pas hapi ecurinë e programit dhe më pas disa shkëndija shumë të vogla të një shpirti konkurrence mes vendesh që i kemi vënë re që tani, do të kthehen në konkurrencë të zjarrtë në vijim”, tha Rama.
Javët kulturore ndërkombëtare do të sjellin për 17 javë në vendin tone një larmishmëri kulturash nga vende të ndryshme të botës, duke filluar me javën e Francës e për ta përfunduar me Kosovën.
Kryeministri Rama theksoi se është një program për të gjitha grupmoshat në vend, që do të gjejnë arsye për ta frekuentuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës