Drejtori i Përgjithshëm në Njësinë e Mbikqyerjes së Lojrave të Fatit, Avdi Mataj, I tha Telegrafit, se të flasësh për Lojrat e Fatit është reklamë e dyfishtë, pozitive për fitimet që i sjell shtetit nepërmjet taksave dhe reklamë negative për njerëzit.

Zoti Mataj theksoi se ”ka një kërkesë të madhe për hapjen e biznesit të Lojrave të Fatit, ku vetëm në Tiranë dhe Durrës ka 115 kazino të klasifikuara si kategori e parë e këtij biznesi”.


Ai nënvizoi se “biznesi e Kazinove në Shqipëri është aq i përhapur, sa mund të krahasohet me vendin që njihet për këtë biznes, Las Vegasin”.

Industria e Lojrave të Fatit vazhdon të ketë një shtrirje të gjërë në Ballkan dhe Shqipëria zë një vend të rëndësishëm në këtë biznes. /Telegrafi/