Moldavi 1-1 Shqipëri: Çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes që siguroi Kampionatin Evropian

- 17/11/2023 22:07-Tashmë dihet data dhe ora se kur Shqipëria do t’i mësojë kundërshtarët e grupit në Euro 2024
- 17/11/2023 21:49-Asani: Prisni super gola nga unë edhe në Euro 2024
- 17/11/2023 21:14-Etrit Berisha: Ta nderojmë fanellën kuqezi në Gjermani
- 17/11/2023 21:13-Kapiteni Gjimshiti: Fitore e gjithë shqiptarisë, tani të sigurojmë vendin e parë
- 17/11/2023 21:12-Me Adem Jasharin në gjoks, Ylber Ramadani feston kualifikimin: Kemi bërë krenarë familjen, të gjithë shqiptarët
- 17/11/2023 21:11-Sylvinho pas kualifikimit për në Euro 2024: Nder të jem trajner i Shqipërisë
- 17/11/2023 21:11-Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Euro 2024
- 17/11/2023 21:10-Mes lotësh dhe emocionesh, Armand Duka uron të gjithë shqiptarët për kalimin në Euro 2024
- 17/11/2023 21:09-Notat e lojtarëve, Moldavi 1-1 Shqipëri: Shkëlqejnë Berisha, Bajrami dhe Seferi
- 17/11/2023 19:58-Mbyllet ndeshja
- 17/11/2023 19:47
- 17/11/2023 19:45
- 17/11/2023 19:32
- 17/11/2023 19:26
- 17/11/2023 19:16
- 17/11/2023 19:04
- 17/11/2023 18:48-Mbyllet pjesa e parë
- 17/11/2023 18:42
- 17/11/2023 18:42
- 17/11/2023 18:34
- 17/11/2023 18:26-GOOOOOOOOL
- 17/11/2023 18:25
- 17/11/2023 18:17
- 17/11/2023 18:01-Fillon ndeshja
- 17/11/2023 17:31-Formacionet zyrtare, Moldavi – Shqipëri
- 17/11/2023 17:30-Gjimshiti: Nuk do të hyjmë në fushë për barazim, kjo ndeshja ma kujton Armeninë
- 17/11/2023 17:29-Sylvinho: Jemi të ndërgjegjshëm që kemi një finale, një ndeshje shumë vendimtare dhe e rëndësishme
- 17/11/2023 17:28-“Kjo është finalja jonë”, Arbnor Muja kërkon mbështetjen e tifozëve para dy ndeshjeve jetike për Shqipërinë
- 17/11/2023 17:25-Shqipëria do të fitojë miliona euro me pjesëmarrjen në Evropian, zbulohet premio e madhe që i takon lojtarëve dhe trajnerit Sylvinho
- 17/11/2023 17:24-Sylvinho publikon listën e lojtarëve të ftuar për dy “finalet” kualifikuese për Euro 2024, nuk mungojnë befasitë
Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar biletën e kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në udhëtim.
Telegrafi sjell çdo moment nga kjo ndeshje minutë pas minute.
17/11/2023 22:07-Tashmë dihet data dhe ora se kur Shqipëria do t’i mësojë kundërshtarët e grupit në Euro 2024
Shqipëria e ka siguruar sot pjesëmarrjen në Euro 2024 që zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm në Gjermani.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho siguruan biletën e tyre pa u luajtur ndeshja e fundit në fazën në grupe dhe tashmë presin të mësojnë se cilët do të jenë kundërshtarët e kuqezinjve në këtë turne madhor.
Këta emra do të mësohen shumë shpejt, pasi shorti i EURO 2024 sa i përket turneut final, do të hidhet më datë 2 dhjetor.
17/11/2023 21:49-Asani: Prisni super gola nga unë edhe në Euro 2024
Jasir Asani ishte një nga më meritorët për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024, duke sjell fitore me golat e tij.
Sulmuesi theksoi se do të shënojë gola të bukur edhe në Euro 2024, ndërsa shtoi se pa tifozët asgjë nuk do të ishte e mundur.
“Jam shumë i lumtur sepse kemi gëzuar tifozët kudo që janë, pa ndihmën e tifozëve do të ishte e vështirë. Kemi sakrifikuar dhe kemi dhënë shpirtin”.
17/11/2023 21:14-Etrit Berisha: Ta nderojmë fanellën kuqezi në Gjermani
Etrit Berisha nuk i ka fshehur emocionet që për herë të dytë do të ketë mundësi të mbrojë portën kuqezi në një Kampionat Evropian.
Ai paralajmëroi surpriza edhe në Gjermani në një intervistë pas ndeshjes, ku Shqipëria mori një pikë që i mjaftoi ndaj Moldavisë.
“Me të vërtetë një ndjenjë fantastike Kemi bërë një rrugëtim shumë të gjatë dhe të mundimshëm, por ia ka vlejtur gjithçka. I uroj të gjithë çunat dhe të gjithë shqiptarët, pasi kemi bërë diçka fantastike”.
17/11/2023 21:13-Kapiteni Gjimshiti: Fitore e gjithë shqiptarisë, tani të sigurojmë vendin e parë
Pas kualifikimit në Euro 2024, në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka folur edhe kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti.
Gjimshiti i cili është jo vetëm një futbollist i rëndësishëm për Shqipërinë, por edhe një karakter për t’u marrë shembull nga të gjithë.
17/11/2023 21:12-Me Adem Jasharin në gjoks, Ylber Ramadani feston kualifikimin: Kemi bërë krenarë familjen, të gjithë shqiptarët
Ylber Ramadani u shfaq pas ndeshjes me bluzë që kishte foton e Adem Jasharit, simbolit të shqiptarëve.
Ai ka folur për kualifikimin në Euro 2024, duke thënë se ky grup është shumë i bashkuar, duke e cilësuar si arritje të madhe.
“Në këtë bluzë kam luftëtarin që ka luftuar. Ia dolëm e bëmë të lumtur të gjithë shqiptarët. Ishim nervozë para ndeshjes. Pas ndeshjeve kurrë nuk jam ndier kështu, arritje e madhe.
17/11/2023 21:11-Sylvinho pas kualifikimit për në Euro 2024: Nder të jem trajner i Shqipërisë
Pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024, Sylvinho foli pas ndeshjes ku theksoi se e ka për nder që është trajner i kuqezinjve.
Ndër të tjera, braziliani shtoi se ka shumë pasion dhe dashuri në punën që bën ai dhe stafi dhe nuk ka të bëjë vetëm taktika.
“Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Gjithçka është shumë e bukur”.
17/11/2023 21:11-Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Euro 2024
Edhe pse nuk ka mundur të japë kontribut në këto eliminatore për fanellën kuqezi, sulmuesi i Chelseat konsiderohet pikë referimi për Shqipërinë në “Euro 2024”.
17/11/2023 21:10-Mes lotësh dhe emocionesh, Armand Duka uron të gjithë shqiptarët për kalimin në Euro 2024
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ndërpreu për pak çaste festën me tifozët dhe futbollistët në Moldavi, për të ndarë emocionet pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.
Në emisionin “Kuqezi” në SuperSport, ai foli mes lotësh dhe falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në këtë rrugëtim.
17/11/2023 21:09-Notat e lojtarëve, Moldavi 1-1 Shqipëri: Shkëlqejnë Berisha, Bajrami dhe Seferi
Shqipëria ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Moldavisë në udhëtim, duke ‘prerë’ biletën e kualifikimit për në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Goli i shënuar në minutën e 25-të nga Sokol Cikalleshi nga pika e bardhë e penalltisë, i dha avantazhin kuqezinjve në tokën moldave.
Moldavia arriti që të barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 87-të përmes Vladislav Baboglo, megjithatë kjo nuk ishte pengesë që Shqipëria të realizojë ‘ëndrrën’ e kualifikimit për herë të dytë në histori të saj.
17/11/2023 19:58-Mbyllet ndeshja
Shqipëria merr barazim të madh që ia siguron kualifikimin në Euro 2024.
17/11/2023 19:47
GOOL' Vladyslav Baboglo barazon shifrat me një goditje të fuqishme nga afër. Rezultat 1-1.
17/11/2023 19:45
87' Shtyllë për moldavët. Sërish Etrtit Berisha gjuan topin në këndore.
17/11/2023 19:32
73' Taulant Seferi gjuan bukur, topi godet shtyllën.
17/11/2023 19:26
66' Virgiliu Postolachi gjuan me gërshëre, por në duart e Etrit Berishës.
17/11/2023 19:16
55' Etrit Berisha bën super pritje pas gjuajtjes së Nicolaescu.
17/11/2023 19:04
46' Fillon pjesa e dytë.
17/11/2023 18:48-Mbyllet pjesa e parë
17/11/2023 18:42
41' Nedim Bajrami gjuan nga distanca, portieri moldav mbron me shumë mund.
17/11/2023 18:42
Tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar në Moldavi po i japin zemër ekipit me këngën:'Mora fjalë".
17/11/2023 18:34
31' Tollovi në zonën e Shqipërisë, moldavët kërkojnë penallti, por gjyqtari jep goditje dënimi në sulm.
17/11/2023 18:25
23' Penallti për Shqipërinë. Taulant Seferi ndalet në zonë nga mbrojtja moldave.
17/11/2023 18:17
15' Ion Nicolaescu i Moldavisë gjuan, por Etrit Berisha ishte në vend.
17/11/2023 18:01-Fillon ndeshja
1' Moldavia luan me topin e parë.
17/11/2023 17:31-Formacionet zyrtare, Moldavi – Shqipëri
Shqipëria luan në udhëtim kundër Moldavisë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë në takimin e vlefshëm për grupin E, i cili pritet të nis me fillim nga ora 18:00.
Djelmoshat e trajnerit Sylvinho vijnë nga një seri prej tri fitoreve radhazi dhe synojnë rezultat pozitiv për të përmbyllur çështjen e kualifikimit.
17/11/2023 17:30-Gjimshiti: Nuk do të hyjmë në fushë për barazim, kjo ndeshja ma kujton Armeninë
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ‘Zimbru’ në Moldavi.
Tekniku brazilian dhe mbrojtësi kuqezi folën për rëndësinë e kësaj sfide, ndërsa vlerësuan maksimalisht edhe ekipin kundërshtar.
Kapiteni Berat Gjimshiti vlerësoi kundërshtarin dhe theksoi se kuqezinjtë do të futen në fushë për të marrë tre pikët, siç bëjnë gjithmonë.
17/11/2023 17:29-Sylvinho: Jemi të ndërgjegjshëm që kemi një finale, një ndeshje shumë vendimtare dhe e rëndësishme
Kur ka mbetur një ditë nga ndeshja e parë ‘finale’ e muajit nëntor ndaj Moldavisë e vlefshme për kualifikueset Euro 2024, përzgjedhësi Sylvinho dhe kapiteni, Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën për media.
Tekniku brazilian dhe mbrojtësi kuqezi folën për rëndësinë e kësaj sfide, ndërsa vlerësuan maksimalisht edhe ekipin kundërshtar.
Sylvinho u shpreh se skuadra kuqezi do të hyjë në fushë nesër vetëm për të marrë tre pikët, pasi kjo është finalja e parë e këtij muaji dhe një ndeshje mjaft vendimtare për Shqipërinë.
17/11/2023 17:28-“Kjo është finalja jonë”, Arbnor Muja kërkon mbështetjen e tifozëve para dy ndeshjeve jetike për Shqipërinë
Djemtë e Kombëtares janë gati për dy sfidat e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikim në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Grumbullimi ka nisur dhe atmosfera brenda grupit është shumë pozitive.
Sulmuesi kuqezi Arbnor Muja, ka thënë se ekipi është mjaft i fokusuar dhe gati për të bërë realitet ‘ëndrrën’ e kualifikimit në Evropian.
17/11/2023 17:25-Shqipëria do të fitojë miliona euro me pjesëmarrjen në Evropian, zbulohet premio e madhe që i takon lojtarëve dhe trajnerit Sylvinho
Kombëtarja e Shqipërisë është në rrugë të mirë për të siguruar pjesëmarrjen e dytë në histori të saj në një Kampionat Evropian.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria zë vendin e parë në Grupin E me 13 pikë.
Në dy ndeshjet e fundit kuqezinjtë duhet të marrin së paku një pikë ndaj Moldavisë në udhëtim ose Ishujve Faroe në shtëpi për të siguruar matematikisht kualifikimin në Euro 2024.
Gjithsesi kualifikimi duket çështje e mbyllur dhe FSHF do të fitoj miliona euro nga pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.
17/11/2023 17:24-Sylvinho publikon listën e lojtarëve të ftuar për dy “finalet” kualifikuese për Euro 2024, nuk mungojnë befasitë
Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy kundërshtarët e fundit të Kombëtares së Shqipërisë në fushatën e ndeshjeve kualifikuese, të vlefshme për një vend në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Kuqezinjtë nisin grumbullimin zyrtarisht të hënën e 13 tetorit, teksa trajneri Sylvinho ka thirrur plot 24 lojtarë për këto dy takime.
Tekniku brazilian ka vendosur të mos bëjë ndryshime në portë, mbrojtje e mesfushë, duke i besuar të njëjtëve futbollistë të thirrur edhe në ndeshjet e kaluara të Kombëtares.












































