LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e financon arsimin dhjetë herë më pak se mesatarja e vendeve të OECD

Shqipëria e financon arsimin dhjetë herë më pak se mesatarja e vendeve të OECD

Buxheti për arsimin në Shqipëri nuk e ka arritur asnjëherë nivelin prej 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli minimal i sugjeruar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik e Zhvillim.

Për këtë vit, buxheti i ndarë ishte 390 milionë euro, ku një e treta ndahej për arsimin parauniversitar. Në mars, buxheti për arsimin u ul në 370 mln euro, ndërsa me ndryshimet e fundit të korrikut u rrit në 385 milionë euro.

Në krahasim me vitin e kaluar buxheti pësoi rritje, por ajo shkoi kryesisht për pagat, që u rritën me 6 për qind për 36 mijë mësuesit e arsimit parauniversitar bazë dhe atij të mesëm.


Shqipëria shpenzon 850 euro në vit për arsimimin e çdo nxënësi dhe student. Situata nuk pritet që të ndryshojë të paktën deri në 2024, ku qeveria parashikon të ruajë të njëjtin nivel financimi për këtë sektor.

Mesatarja e vendeve të OECD është mbi 10 mijë euro. Mes këtyre vendeve, Luksemburgu është në krye të listës me shpenzimin më të lartë prej 23 mijë eurosh për çdo nxënës e student. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori