Tetovarët si destinacion më të preferuar për të kaluar pushimet kanë bregdetin e Turqisë dhe të Shqipërisë. Të paktën kështu thonë tur operatorët që bëjnë organizimin e pushimeve verore në Tetovë. Nga agjencioni turistik, Eruo Turist, theksojnë se deri më tash kanë pasur nga një fluturim çarter në javë, ndërsa tash e tutje kanë nga dy fluturime në javë për në Turqi. Por, bregdeti shqiptarë mbetet më i preferuar për shkak të çmimeve. “Oferta turistike e Euro Turistit për këtë vit është relativisht e pasur. Eksluzivisht për në Turqi kemi çarter fluturim, kemi startuar me një fluturim në javë, kurse tani pas muajit të Ramazanit kemi rritur numrin e fluturimeve. Dy herë në javë operojmë drejt Antalisë, pastaj atje klientët mund të bëjnë zgjedhjen e hoteleve ku do të qëndrojnë, sipas preferencave të tyre, si në Kemer, Belek dhe Alanya. Gjithashtu për klientët kemi ofertë edhe për në bregdetin e Greqisë, po ashtu edhe për bregdetin shqiptar dhe në Mal të Zi. Si gjithmonë, më shumë interesim ka për në bregdetin shqiptar, për arsye se ofron çmime më të lira.
Gjithashtu, edhe bregdeti turk për momentin është destinacioni më i kërkuar, për shkak të ofertës së pasur që ka. Po ashtu këtë vit ka edhe çmime shumë të arsyeshme, pastaj kemi edhe bregdetin grek. Si çdo vit, edhe sivjet interesi është në rritje pas muajt të ramazanit, por nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga vitet e kaluara, sepse kriza ka ndikuar pak në kërkesat për aranzhman”, thotë Bunjamin Durmishi nga agjencioni Euro Turist në Tetovë. Çmimet sipas agjencioneve turistike fillojnë nga 300 euro e më lartë. Kurse Egjipti dhe Tunisi vazhdojnë të mos jenë pjesë e ofertës, njofton Koha.mk
“Turqia ka një ofertë shumë të arsyeshme për këtë vit ku përfshinë paketën e plotë, hoteli, transferi taksa për të gjitha këto, për paketën një javore çmimet startojnë prej 299 euro. Bregdeti grek është pak më i shtrenjtë, kurse bregdeti shqiptar nuk ka ndonjë ndryshim çmimesh nga vitet e kaluara. Më parë ne organizonim fluturime edhe për në Egjipt, gjegjësisht për në Sharm El Sheik, por edhe për në Tunisi. Këto vitet e fundit, për shkak të trazirave që ndodhin atje, ne nuk organizojmë çarter fluturime për atje dhe nuk i rekomandojmë për momentin këto destinacione për shkak të sigurisë”, thotë Durmishi.
Nga agjencioni turistik, Agim Turs, theksojnë se për verën 2016 Agim Tours si agjencion turistik ofron pushime për në Turqi, Shqipëri, Greqi, dhe Bullgari. Turqia si vend turistik çdo herë ka qenë një vend atraktiv për të pushuar për qytetarët tetovarë, Shqipëria gjithashtu, Greqia deri diku mund të themi, këtë vit ka shumë interesim edhe për në Bullgari. Çmimet mund të them se janë të njëjtat, janë shumë të kapshëm për klientët çmime të volitshme bregdeti shqiptarë gjegjësisht Durrësi, Shëngjini dhe Saranda janë destinacionet më të preferuara për tetovarët. Duke pasur parasysh se Shqipëria, është një nga vendet ku më pushimet mund të kalohen më lirë edhe këtë vit familjet tetovare menjëherë pas festës së Bajramit janë nisur për në pushime. Arsyeja se pse tetovarët përzgjedhin Shqipërinë krahas çmimit është edhe afërsia si dhe ofertat mjaft të volitshme që ofrojnë agjencionet turistike. Këtë vit tur operatorët në bashkëpunim me hotelet në Shqipëri, kanë oferta speciale, edhe atë për në Durrës bashkë me udhëtimin dhe tetë ditë qëndrim kushtojnë 135 euro me një fjalë. Interesimi edhe këtë vit ka qenë i mirë për të gjitha këto destinacione”, tha Valdeta Qamili, nga Agjencioni turistik, Agim Turs. Ndryshe, pjesa më e madhe e qytetarëve të Tetovës të cilët punojnë në administratë shtetërore dhe privatisht pushimet i kalojnë në Shqipëri për arsye ekonomike, ndërsa ata që shkojnë në Turqi janë më shumë mërgimtarë dhe shtresa më e pasur e popullatës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë