Turizmi në Evropën Juglindore pritet të lulëzojë, pasi interesi për këtë destinacion ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.
Lajmi u raportua New Deal Europe (NDE), një platformë turistike dhe tregtie për Ballkanin dhe Evropën Juglindore, e cila thotë se rajoni po sheh rritje të interesit për investime në hotele dhe resorte, pasi turistët po ndërgjegjësohen më shumë për rajonin si një destinacion të ri turistik.
“Ballkani po lulëzon. Është një nga rajonet e fundit ekzotike të Evropës, por gjithnjë e më shumë njerëz po interesohen sepse ka një larmishmëri të madhe, nga Alpet në Egje, ofron kulturë, bukuri natyrore, plazhe, male, kulinari, verë dhe ski”, vuri në dukje bashkëthemeluesi i NDE, Tim Murn.
Kompania do të mbajë takimin e saj vjetor të tregtisë më 24 mars, i cili lidh furnitorët e turizmit nga të gjitha vendet e Ballkanit; Greqia, Moldavia, Rumania, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria.
Për më tepër, rajoni ofron vlerë të madhe për investime, veçanërisht për vendet jashtë BE-së, ku Shqipëria është një nga destinacionet më premtuese. Interesi për këtë vend është rritur veçanërisht te britanikët, pasi nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë drejtohen mbi tetë fluturime në ditë.
Shqipëria ka tregues të fortë për një industri të madhe turistike dhe mund të jetë po aq e suksesshme sa Greqia, vendi fqinj i saj. Më parë, Greqia dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të forcuar marrëdhëniet, veçanërisht në fushën e turizmit.
Të dy vendet u zotuan të promovojnë destinacionet dhe të rrisin numrin e turistëve që vijnë.
Vendimi vjen pas takimit mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe Presidentes së Organizatës Kombëtare Greke të Turizmit (GNTO), Angela Gerekou, e cila theksoi se sa e rëndësishme është ruajtja e identitetit të të dy vendeve në industrinë e turizmit.
Shqipëria pati një vit rekord në 2022, me shumë grupe të rëndësishme hotelesh që konsideruan vendin për të investuar.
Nga ana tjetër, Sllovenia është një nga destinacionet më të mira për turizmin ekologjik, ku vendi ka mjaft përvojë në turizmin e gjelbër.
Përveç kësaj, Moldavia është shtuar së fundmi në platformë, pasi vendi është i mrekullueshëm për adhuruesit e verës, siç theksoi themeluesi i NDE. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!