Prej një ore, një zjarr ka rënë në Gorisht të Selenicës. Mësohet se nga flakët janë djegur ullishte, ndërsa afër janë edhe puset e naftës.

Banorët kanë telefonuar zjarrfikësit e Vlorës, por këta të fundit i kanë automjetet të shpërndara për momentin.


Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shprehet se “zjarri në majën e Rrunës në Kukës dhe ajo në Thirrë, pranë tunelit të Kalimashit, janë aktualisht dy vatrat problematike në vend”.

Peleshi nuk përjashtoi mundësinë e rrezikut të Parkut të Llogarasë për shkak edhe të favorizimit nga era./A2/