Artistja e njohur, Brandy është shtruar në një spital të zonës së Los Angelesit pasi disa problemeve shëndetësore.
Këngëtarja dhe aktorja ishte në shtëpi kur thuhet se një ambulancë u thirr të martën, 11 tetor, sipas TMZ.
43-vjeçarja lëshoi një deklaratë disa orë më vonë duke informuar fansat se ajo tani është urdhëruar të pushojë nga mjekët për shkak të ‘dehidrimit dhe sasive të ulëta të të ushqyerit’.
“Familjes, miqve dhe fansave të dashur, faleminderit që më dërguat dashuri dhe lutje. Unë jam duke ndjekur urdhrat e mjekëve dhe marr pushimin që kam nevojë për shkak të dehidrimit dhe sasive të ulëta të të ushqyerit. Faleminderit për lutjet dhe mbështetjen tuaj. Faleminderit për të gjithë ju, shihemi së shpejti”, ka thënë ajo.
Sipas raportimeve, këngëtarja duket se është në rikuperim dhe prindërit e saj gjenden me të në spital.
Media vuri në dukje se nuk dihet nëse ka pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor që çoi në urgjencën mjekësore.
Urgjenca shëndetësore ndodhi vetëm disa ditë pasi vëllai i saj më i vogël Ray J, 41 vjeç, ngriti alarmin për përmbajtjen shqetësuese të shpërndarë në Instagramin e tij.
Në postimet e fshira tashmë, një video tregonte këmbët e yllit të varura, ndërsa ai pyeste nëse duhej ‘thjesht të hidhej’.
Pavarësisht postimeve, një burim për TMZ, tha se Ray J ishte i dehur dhe se tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Nëse nuk do të ishte për katër fëmijët e mi, unë do të kërceja dhe do të vdisja sonte”, shkroi ai në një video.
Një burim tha për TMZ se gruaja e tij Princesha Love përfundimisht e bindi që t’i fshinte postimet shqetësuese.
Sa i përket Brandy, në vitin 2020, ajo foli për ndërprerjen e saj tetëvjeçare nga muzika.
“Ishte shumë vetë-reflektim dhe shumë përballje me disa nga gjërat me të cilat duhej të përballesha për veten time”, kishte thënë Brandy.
Nëna e një fëmije zbuloi se ajo luftoi me depresionin dhe kishte mendime vetëvrasëse gjatë asaj kohe.
Në vitin 2020, Brandy publikoi albumin e saj të shtatë në studio të quajtur “B7”, albumi i saj i parë në tetë vjet.
Në fillim të këtij viti, Brandy publikoi një këngë me vajzën Sy’Rai të quajtur “Nothing Without You”.
Në qershor 2022, ajo zbuloi se po punonte për albumin e saj të tetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit