LAJMI I FUNDIT:

“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

Rashit Qalaj, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] ka deklaruar se kandidati për kryeministër nga PDK e ka potencuar përjashtimin e një mundësie për bashkëpunim me Listën Serbe por edhe me fituesin aktual të zgjedhjeve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Qalaj u shpreh se “shpresojnë që partitë opozitare të formojnë qeverinë e ardhshme” dhe se PDK-ja është aktualisht në fazën e pritjes për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të saj.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar vetveten nga çdo koalicion i mundshëm me partitë opozitare të vendit.


“Shpresojmë që partitë opozitare ta krijojnë qeverinë. Kemi hyrë në fazën  e afateve kohore që kërkohet për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Duhet ose jemi pritje për seancë konstituive ku zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pastaj vazhdohet me çështjen e formimit të qeverisë. Partia me shumicë i bie që të angazhohet për formimin e qeverisë. Kemi garuar dhe qëllimi kryesor është udhëheqja e qeverisë. PDK-ja si partia e dytë pret shansin e saj për udhëheqjen e vendit.  PDK-ja e gatshme që kurdo që jepet rasti për bartës të përgjegjësisë në udhëheqjen e qeverisë së ardhshme. Lista Serbe do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Partitë shqiptare presin udhëheqjen vetëm me parti të tyre dhe jo ato serbe. PDK-ja nuk kemi pare program të qeverisjes nga partia Kurti. Si mund të krijojmë bashkëpunim ose të bëhesh partner me një parti që nuk ka program qeverisjes”, deklaroi Qalaj.

Qalaj theksoi se partitë kosovare të vendit duhet të vazhdojnë të “komunikojnë e takohen” për zgjidhjen e një qeverie të këtij vendi.

“Krijimi i një qeverie na nevojitet për shkak të gjeopolitikës dhe nuk kemi luks të presim shumë. Duhet të gjejmë një kompromis për gjitha partitë opozitare për krijimin e një qeverie të ardhshme”, deklaroi Qalaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq pas takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik: Dialogu me Kosovën i një rëndësie vitale

Vuçiq pas takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik: Dialogu me Kosovën i një rëndësie vitale

Lajme
“S’e pranova ndarjen, trupin e futa në valixhe”, dëshmia e 23-vjeçarit filipinas që vrau studenten shqiptare

“S’e pranova ndarjen, trupin e futa në valixhe”, dëshmia e 23-vjeçarit filipinas që vrau studenten shqiptare

Lajme
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në vende të tjera, mes tyre edhe Kosova

ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në vende të tjera, mes tyre edhe Kosova

Lajme
“U vra pabesisht”, i jepet lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika

“U vra pabesisht”, i jepet lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika

Lajme
Policia sekuestron mallra kontrabandë në vlerë mbi 13,000 euro

Policia sekuestron mallra kontrabandë në vlerë mbi 13,000 euro

Lajme
Kalo në kategori