"Shpresoj që ai të kthehet shpejt, por ne që do të jemi në fushë, do ta japin maksimumin" - Sporar flet për ndeshjen me Kosovën

Sulmuesi i Sllovenisë, Benjamin Sesko, nuk arriti të bashkohet me kampin stërvitor të ekipit kombëtar pranë Kranjit për ndeshjet vendimtare kundër Kosovës dhe Suedisë, për shkak të një dëmtimi në gju që pësoi gjatë barazimit të Manchester United me Tottenhamin.
Lajmi u konfirmua nga sulmuesi tjetër i skuadrës, Andraz Sporar, i cili shpreh shqetësimin dhe shpresën që dëmtimi i Seskos të mos jetë serioz.
“Sa i përket Benit, nuk kemi informacione të detajuara për gjendjen e tij. Shpresoj që të mos jetë asgjë serioze, sepse kemi vërtet nevojë për të për këto dy ndeshje të rëndësishme”, deklaroi Sporar.
Ai shtoi se mungesa e Seskos padyshim do të ndihet në fushë, por theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të ekipit.
“Sigurisht që do të na mungojë, pasi është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Por futbolli është sport ekipor dhe ne, që do të jemi në fushë, duhet të japim maksimumin për të përmbushur detyrën tonë dhe për të mbuluar mungesën e tij”.
Sulmuesi i Slovan Bratislavës gjithashtu theksoi se shpreson që Sesko të rikuperohet shpejt dhe të jetë gati për sfidat e ardhshme me ekipin kombëtar, duke nënvizuar se mirëqenia e lojtarëve është prioritet, si për ekipin kombëtar ashtu edhe për karrierën e tyre afatgjatë.
Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri. /Telegrafi/



















































