Një shpërthim jashtë një xhamie në kryeqytetin afgan ka lënë të vdekur të paktën dy persona të dielën, thanë zyrtarët e lartë talebanë.

“Dy civilë humbën jetën dhe tre të tjerë pësuan lëndime në shpërthim, sipas informacioneve fillestare”, ka deklaruar zëdhënësi nga ministria e Brendshme, Qari Sayed Khosti.


Shpërthimi të dielën ndodhi pranë hyrjes së xhamisë Eid Gah në Kabul, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid, transmeton Telegrafi.

Luftëtarët talebanë nuk pësuan lëndime në sulm, tha zëdhënësi i talebanëve Bilal Karimi për Associated Press.

Ata që u vranë në sulm ishin civilë jashtë portës së xhamisë. Ai nuk dha një shifër për numrin e të vrarëve dhe tha se një hetim ishte duke vazhduar. /Telegrafi/