Një shpërthim ka lënë kalimtarët të tronditur, shpërthim ky që ka ndodhur në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Maltës.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ndodhi rreth 04:20 sipas orës lokale, shumë afër aeroportit dhe mendohet të ketë ardhur nga një fabrikë fishekzjarresh në afërsi të Gudja, një fshat aty pranë.
“Ishte një shpërthim i fuqishëm i përcjellë nga disa shpërthime më të lehta. I madhi dukej sikur një tërmet”, ka thënë një banorë vendas, për mediat lokale. /Telegrafi/
Explosion outside Malta airport. Strangely followed by fireworks within the cloud. Very very weird. #maltaairport pic.twitter.com/0hjCKNyRm3
— Matt Broughton (@TheWaster) October 30, 2016