Shpërthim me tritol në banesën e oficerit të policisë në Shkodër

Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e një efektivi policie në Shkodër.
Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, ku në derën e banesës private të shtetasit V.Zh. (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/07/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































