LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në një qendër tregtare në Moskë, një i vdekur (Video)

Shpërthim në një qendër tregtare në Moskë, një i vdekur (Video)

Të paktën një person ka vdekur pasi një dyqan fishekzjarresh u mbulua nga flakët në një qendër tregtare në Moskë.

Sipas medieve të huaja, transmeton Telegrafi, incidenti ndodhi në ‘Elektronika Na Presnye” në veri të Moskës.

Sipas autoriteteve nga shërbimet e emergjencës, rrethanat e incidentit tashmë janë duke u hetuar.


Po sipas autoriteteve, zona e kapluar nga flakët është rreth 20 metra katror, duke shtuar se zjarrfikësit kanë arritur për ta vënë nën kontroll zjarrin. /Telegrafi/