LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në një minierë në Çeki, të paktën 13 të vdekur

Shpërthim në një minierë në Çeki, të paktën 13 të vdekur

Të paktën 13 minatorë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një shpërthim metani në një minierë qymyri në Çeki mbrëmjen e vonë të së enjtes, thonë zyrtarët.

Shumica e viktimave besohet se janë polakë të siguruar nga një agjenci, tha kompania shtetërore e minierave OKD.

Shpërthimi i të enjtes ndodhi 800 metra nën tokë në minierën e Qymyrit, pranë qytetit të Karvinës, në lindje të kryeqytetit çek, Pragë.


Drejtori menaxhues Boleslav Kowalczyk tha  se kërkimet  kanë qenë të pamundura për shkak të zjarrit.

“Për fat të keq, kemi arritur një pikë ku ishte e pamundur të  vepronim, sepse zjarri ishte ndezur dhe  kishte zero dukshmëri,” tha ai, transmeton KosovaPress.

Kryeministri çek Andrej Babis do të vizitojë minierën të premten me homologun e tij polak, Mateusz Morawiecki.

“Shpërthimi në minierën e KShM është një tragjedi e madhe”,  shkroi në twitter Babis. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Kalo në kategori