Shpërthim në metronë e Shën Petersburg, raportohet për disa të vdekur (Foto/Video,+18)

Një shpërthim brenda një treni në metronë e Shën Petersburg, Rusi, ka rezultuar me viktima në mesin e udhëtarëve, në bazë të autoriteteve të kësaj metroje.
Siç shkruajn imediat e huaja, përcjell Telegrafi, nga aty ka ndodhur një evakuim, dhe disa stacione tanimë janë të mbyllura.
Raportimet e para japin të dhëna për rreth 10 të vdekur, si pasojë e shpërthimit, citojnë mediat e huaja, duke u thirrur në burime brenda hetimeve.
Ndërkaq autoritetet e shpëtimit kanë thënë se i janë përgjigjur thirrjes për tym, por nuk kanë dhënë asnjë detaj më tepër.
Disa nga pamjet tregojnë trupat e shtrirë afër veturës së dëmtuar, me gjakun që shihet i derdhur në një stol. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































