Pasagjerët në një fluturim të American Airlines mbetën duke u përpjekur të zbrisnin nga aeroplani, ndërsa një burrë dhe një grua filluan të ziheshin pasi ai u ul.

Pamjet e incidentit të dhunshëm treguan çiftin e paidentifikuar duke qëndruar në korridorin e aeroplanit, pasi ai u ul në Miami të hënën, transmeton Telegrafi.


Gruaja duket se i bëri një koment burrit, i cili u kundërpërgjigj duke e kapur për qafe dhe duke e shtyrë prapa në një rresht vendesh.

Pasagjerët në bord menjëherë i kërkuan burrit të hiqte duart nga ajo dhe një grua dëgjohet duke bërtitur 'o Zot'.

Një tjetër pasagjer u ngrit nga vendi i tij dhe duket se e kapi burrin, ndërsa një anëtar i ekuipazhit dëgjohet duke thënë 'alarm sigurie', përmes sistemit të sinjalizimit.

Persona të tjerë në bord hynë midis të dyve, ndërsa pasagjerët dëgjohen duke thënë se duhet të kalojnë për të bërë fluturimet e tyre lidhëse.

'Dikush ta arrestojë atë, dikush ta arrestojë këtë burrë. Po përpiqemi të kalojmë, dikush duhet ta kapë këtë burrë. Telefononi policinë, ai sapo e mbyti', dëgjohet të bërtasë një grua.

Një tjetër pamje e përleshjes tregoi burrin duke u grindur me një pasagjer në bord, ndërsa një person tjetër u përpoq t'i ndante.

Mbetet e paqartë se çfarë ndodhi para se të xhiroheshin videot. American Airlines i tha TMZ se policia iu përgjigj thirrjes vendit të ngjarjes pasi aeroplani u ul. /Telegrafi/