Dy persona po trajtohen në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga lëndimet e marra nga shpërthimi i një bombole gazi në një autolarje, ngjitur me një pompë të derivateve në lagjen Veternik të Prishtinës.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, ka thënë se rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në Veternik në Prishtinë.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Borovci.
Sipas tij, Policia edhe mekanizmat e tjerë kompetentë janë duke e hetuar këtë rast.
Mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente, Nerxhivane Kadriu, tha se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë dhe se trajtimi i tyre po vazhdon.
“Stabil janë aktualisht. Ende nuk i kemi kryer të gjitha ekzaminimet. Pa u përfunduar rasti nuk mund të them është i lënduar aty e më pas të del edhe diçka tjetër. Po, jashtë rrezikut për jetë janë”, tha Kadriu, për KP.
Në bazë të uniformës që kishte veshur ishte identifikuar si punëtor në këtë autolarje. Ndërsa personi tjetër i cili është më pak i lënduar, nuk dihet nëse është punëtor në këtë autolarje apo jo.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ardhur Policia e Kosovës, derisa tashmë personat e lënduar janë dërguar me ndihmë të shpejt në Klinikën Emergjente për të marrë trajtim mjekësor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë