Me qëllim të kryerjes së punëve dhe detyrave në kuadër të përgjegjësive, disa zyrtarëve publik u lejohet që shpenzimet për dreka, darka, pije dhe dhurata për takime të ndryshme zyrtare t’i mbulojnë nga buxheti Kosovës. Këto shpenzime në kuadër të buxhetit kategorizohen si “shpenzime të reprezentacionit”.
Por, me qëllim të menaxhimit më efikas të buxhetit të Kosovës për këtë kategori të shpenzimeve, në vitin 2008 është miratuar një udhëzim administrativ i cili ka përcaktuar mënyrën dhe shumën e shpenzimeve të reprezentacionit për zyrtarët e lartë publik, njofton GAP.
Sipas këtij udhëzimi janë 12 pozita në kuadër të institucioneve të Qeverisë së Kosovës që kanë të drejtë në shpenzime të reprezentacionit. Sipas nenit 5 të këtij udhëzimi, kryeministri dhe zëvendësit e tij/saj nuk kanë fare kufizime në këtë kategori shpenzimesh.
Ministrat kanë të drejtë që të shpenzojnë deri në 500 euro në muaj, zëvendësministrat deri në 200 euro, këshilltarët politikë deri në 100 euro, shefat e kabineteve të ministrive deri në 50 euro, e kështu me radhë.
Shpenzimet e reprezentacionit përdoren vetëm për mbulimin e shpenzimeve të takimeve zyrtare dhe nuk mund të përdoren për qëllime tjera. Këto shpenzime duhet të arsyetohen me fatura dhe në rast të tejkalimit të kufizimeve, shumat e tejkaluara duhet të mbulohen nga vetë zyrtarët, thuhet më tej në njoftimin e GAP-IT.
Por, sa kanë shpenzuar zyrtarët publikë për reprezentacion gjatë vitit 2016?
Shpenzimet e reprezentacionit hyjnë në kategorinë ekonomike të “mallrave dhe shërbimeve”. “Sipas Raportit vjetor financiar 2016 të Ministrisë së Financave, i cili nuk jep shumë detaje, vetëm gjatë vitit 2016 nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar rreth 2.9 milionë euro për dreka zyrtare brenda dhe jashtë vendit apo 3% më shumë se në vitin 2015”, thuhet në raportin e GAP-it.
Në kërkesën e dërguar nga Instituti GAP për shpenzimet e reprezentacionit për vitin 2016, nuk kanë pranuar të japin përgjigje Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Ndërsa Ministria e Drejtësisë publikon raporte javor të shpenzimeve që përfshijnë edhe shpenzimet për reprezentacion, por jo në formatin e kërkesës sonë. Hera e vetme kur Zyra e Kryeministrit na është përgjigjur në këtë kërkesë ka qenë viti 2013 me të dhënat e vitit 2012.
“Në krahasim me vitet e kaluara, këtë vit kemi pranuar nivelin më të ulët të përgjigjeve nga ministritë. Kjo tregon se Ligji për qasje në dokumente publike nuk po respektohet, dhe se deklarimet e Ministrisë së Financave për rritje të transparencës buxhetore nuk janë të vërteta. Nga 13 ministritë që kanë pranuar të përgjigjen në kërkesën tonë, Ministria e Infrastrukturës na është përgjigjur me shpenzimet totale vjetore. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka deklaruar se gjatë vitit 2016 ka paguar shpenzime të reprezentacionit për disa muaj të vitit 2015. Kjo formë e mbajtjes së financave, por edhe e raportimit nga ana e disa ministrive nuk është konform udhëzimit administrativ për shpenzimet e reprezentacionit neni 6.2”, thuhet në njoftim.
Nga të dhënat e këtyre 13 ministrive del se gjatë vitit 2016 janë shpenzuar 202,777 euro për reprezentacion.
Kabineti i Ministrisë së Integrimit Evropian ka shpenzuar më së shumti, apo 29,531 euro. Pas saj radhitet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me 22,745 euro dhe Ministria e Administratës Publike me 19,509 euro.
Sipas udhëzimi administrativ për caktimin e shpenzime të reprezentacionit nga kabineti i ministrive të drejtë në shpenzime të reprezentacionit kanë: Ministrat, zëvendësministrat, shefat e kabinetit të ministrive dhe këshilltarët politikë.
Ministri i cili ka shpenzuar më së shumti për reprezentacion gjatë vitit 2016 është ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku me 14,372 euro.
Ministri Çollaku më 9 shtator 2016 ka bërë publike dorëheqjen e tij nga posti i ministrit, por raporti i shpenzimeve tregon që ka përdorur buxhet edhe gjatë muajve shtator dhe tetor. Pas tij radhiten Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar me 13,560 euro dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi me 12,189 euro. Ministrat e lartcekur si dhe ministrat Ljubomir Maric dhe Hykmete Bajrami kanë tejkaluar shumëfish kufizimin mujor prej 500 euro.
Sa i përket shpenzimeve të zëvendësministrave, është zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, i cili ka shpenzuar më së shumti për reprezentacion, gjithsej 11,380 euro. Pas tij radhitet zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Radolub Miladenovic me 3,275 euro, dhe zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, me 3,224 euro. Zëvendësministrat e lartë cekur kanë tejkaluar kufizimin mujor prej 200 euro.
Ndërsa në radhën e këshilltarëve politik, nuk ka pasur tejkalime sa i përket kësaj kategorie, njofton GAP.
Në këtë link, janë paraqitur në formë infografike shpenzimet e reprezentacionit për 13 ministri gjatë vitit 2016 dhe personat përgjegjës për secilin shpenzim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij