LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti tregon çfarë biseduan në takimin me Isa Mustafën

Shpend Ahmeti tregon çfarë biseduan në takimin me Isa Mustafën

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me kreun e LDK-së Isa Mustafa.

Ai tha se beson që Mustafa e ka ditur se do ta nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor me AAK-në.

“Takimi shkoi pozitivisht. U dakorduam ta hapim mundësinë e bashkëpunimit, nëse jo para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve. E mira do të ishte që të bëhej një koalicion që të dihet se do të fitojë para zgjedhjeve. Tash jemi pretendent serioz për të fituar zgjedhjet. Nuk pretendoj se do të fitojmë 100 vende. I kemi 12 deputetë tonë që do të garojnë, por edhe fytyra të reja që do të garojnë, por jemi të interesuar të sjellim dhe subjekte tjera në listën tonë. Ta bëjmë një listë serioze për fitore”, tha Ahmeti në emisionin Pressing në T7.


AAK dhe PSD zyrtarisht sot nënshkruan marrëveshjen për koalicion parazgjedhor, pas së cilës u tha se nuk janë të interesuar për një PAN 2, por iu bë ftesë Nismës dhe AKR-së që të bashkohen, duke thënë se në listën për deputetë ka vend edhe për këto dy parti.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, sot ka nisur me takime me liderë të partive opozitare. Pas takimit me Albin Kurtin e Vetëvendosjes javën që shkoi, ai tani është takuar me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin dhe me atë të Nismës, Fatmir Limaj.

Mustafa në takim ka ftuar edhe kryetarin e AAK-së, njëherësh kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Por, kësaj ftese nuk i është përgjigjur Haradinaj, me arsyetimin se ka obligime të tjera.

Këto takime janë duke u mbajtur pak ditë para seancës së të enjtes, gjatë së cilës, pritet që deputetët të votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori