LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti takoi deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës

Shpend Ahmeti takoi deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës

Sot një delegacion i deputetëve serb të Kuvendit të Republikës së Kosovës vizituan Komunën e Prishtinës. Kjo vizitë ishte pjesë e vizitave që deputetët serb po i organizojnë në të gjitha komunat në Kosovë.

Delegacioni përbëhej nga deputetët Slavko Simic, Nenad Rasic, Milka Vuletic, Milena Milicevic dhe Bojan Mitic.

Gjatë takimit delegacioni i Kuvendit u interesua për gjendjen e përgjithshme në komunën e Prishtinës me fokus të veçantë në situatën e qytetarëve Serb në komunën e Prishtinës.


Kryetari Ahmeti potencoi planin e reformave në komunën e Prishtinës dhe punën në përgjithësi.

Me theks të veçantë u diskutuan çështjet e rëndësishme për komunitetin serb, në disa lokacione në Prishtinë, ku u diskutua për projektet e implementuara deri tani dhe ato të cilat priten që të implementohen gjatë vitit.

U theksua edhe bashkëpunimi me komunat e tjera në regjionin e Prishtinës.

Të dyja palët u pajtuan se integrimi socioekonomik i të gjitha komuniteteve mbetet synim kryesor.

Kryetari Ahmeti foli edhe për tregun e prodhimeve vendore si një projekt i rëndësishëm i integrimit ku përmes mundësisë për fermerët të të gjitha nacionaliteteve të shesin në tregjet e Prishtinës do të ndërtohet edhe një urë ekonomike në mes të komuniteteve.

Në takim u diskutua edhe çështja e objektit të Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Përderisa deputetët shprehën shqetësimin për gjendjen ekzistuese dhe statusin e ardhshëm të Kishës, kryetari Ahmeti potencoi edhe një herë se kjo çështje është politikisht e ndjeshme dhe se do të procedohet me kujdes.

Përderisa Komuna e Prishtinës nuk ka përgjegjësi për gjendjen e tashme të sigurisë, u diskutua për nevojën e definimit të statusit ligjor të këtij ndërtimi.

“Komuna e Prishtinës çdo ndërtim në Prishtinë e trajton sipas ligjeve në fuqi prandaj edhe ka bërë thirrje që të paraqitet i gjithë dokumentacioni ekzistues në Komunë për ta trajtuar më tutje.  Çështja e pronësisë së tokës, destinimit të saj dhe çështje të tjera të lirive fetare janë përgjegjësi të institucioneve të tjera relevante në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryetari Ahmeti i ftoi deputetët që edhe në të ardhmen të vizitojnë komunën e Prishtinës dhe të interesohen për të gjitha çështjet e ndërlidhura me komunën dhe jo vetëm ato të komunitetit serb.   Ahmeti kërkoi nga deputetët që të angazhohen që sa më parë të kalojë ligji për kryeqytetin që tash e 8 vjet nuk kalohet nga Kuvendi edhe pse Kushtetuta e kërkon një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronika e Zezë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Kronika e Zezë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Kalo në kategori