Shpend Ahmeti komenton takimin e Haradinajt me Teuta Rugovën

14:"Ridvan Slivova
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit, për atë se kush janë deputetët që do ta votojnë koalicionin PAN për formimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se koalicioni PAN përmes këtyre takimeve po blen kohë deri në thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Më poshtë shkrimi i plotë i Ahmetit:Dalin thonë që Teuta Rugova do ta votojë PANin për qeveri! Teuta Rugova thotë se nuk voton ndryshe nga LDK! LDK thotë se nuk e voton! Dalin thonë se Labinot Tahiri do ta votojë PANin! Labi thotë se nuk voton ndryshe nga AKR AKR thotë se nuk e voton! Mjegullinë koti po krijojnë për të krijuar ndjenjën e krizës e seancën nuk e thirrin. Është e qartë që po blejnë kohë, por jo edhe gjatë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































