Boksieri ynë, Shpejtim Bajoku ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.
Bajoku dëshmoi edhe sonte se ka të ardhme të ndritur, pavarësisht se fitorja në fund i takoi algjerianit, Jahia Abdelli, që kishte përkrahjen e fuqishme të tifozëve vendas.
Meçi i takonte gjysmëfinales së kategorisë deri në 63 kilogramë në boks në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Boksieri ynë e fitoi raundin e parë, por që dy raundet në vijim sipas gjyqtarëve i takuan algjerianit.
Sidoqoftë, Bajoku kishte siguruar medaljen e bronztë mbrëmë, të parën për Federatën e Boksit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare, medalje kjo të cilën do ta pranojë në ditët në vijim.
Kosova deri më sot ka pesë medalje, dy të arta dhe dy të bronzta nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi. /Telegrafi/