Edicioni i shtatë i festivalit Anibar do të ketë 2 juri vlerësuese. Për garat Ndërkombëtare, Ballkanike, dhe atë të Ambientit, do të jetë Grand Jury e cila përbëhet nga Anna Ida Orosz (historiane dhe kuratore e filmit), Jean-Luc Slock (Producent në Camera-etc), Tomek Ducki (animator), Mihai Mitrica (Drejtor në festivalin AnimaFest), dhe Jiri Nedela (programer në festivalin PifPaf).
Juria e dytë do të vlerësojë filmat e kategorisë së Studentëve, dhe përbëhet nga studentë kosovar të filmit. Anëtarët e kësaj jurie janë Arvan Berisha, Urtina Hoxha, Jehona Berisha, Gëzim Ramizi, dhe Drita
Nokaj. Me këtë juri, Anibar vazhdon të promovojë fuqizimin e studentëve dhe të shtyjë përpara integrimin e studentëve në festivale të filmit. Për këshillim të këtyre studenteve, kjo juri do të ketë mentor Igor Prassel, profesor i Historisë dhe Teorisë mbi Animacionin në Universitetin e Nova Gorica.
Biografitë e antarëve të jurisë:
Anna Ida Orosz është historiane dhe kuratore e filmit, bashkëthemeluese dhe programere e Festivalit Botëror PRIMANIMA të Animacionit të parë në Hungari.
Anna Ida (b. 1986, Budapest) e diplomuar në Budapest si historiane e filmit në Universitetin e Budapestit “Budapest Eötvös Lóránd” (ELTE). Ajo është kandidate për doktoraturë në Institutit ELTE në Teorinë e Artit dhe Studimeve për Media.
Hulumtimi i saj përqendrohet në dokumentarët e animuar hungarez. Ajo është mësimdhënëse e lëndës së historisë në Universitetin e Artit dhe Dizajnit, Moholy – Nagy në Budapest (MOME ANIM), dhe që nga viti 2012 ajo ka punuar si specialiste e animacionit në Arkivën e Filmit Hungarez (MANDA). Ajo ka qenë edhe në komitetin organizator të Festivalit të Filmit të Animuar Kecskemét që nga 2009. Së bashku me Tamás Patrovits, ajo është bashkëthemeluese dhe kuratore e programit të Festivalit Botëror PRIMANIMA të Festivalit të parë Hungarez, i themeluar më 2012.
Jean-Luc SLOCK lindi më 1956 në Köln (Gjermani). Studioi për “Artet Vizuale në Komunikim” në Shkollën e Lartë të Arteve, dhe saksofonin në Akademinë e Muzikës në Liège, Belgjikë. Ai punoi për edukimin e muzikës me “Youth and Music International”. Në 1979, ai themeloi punëtorinë e animacionit Camera-etc. Për shumë vite, ai është udhëheqës i punëtorisë së animacionit në Belgjikë dhe më gjerë. Që nga viti 2005, ai është menaxheri kryesor dhe producenti i të gjitha filmave të shkurtër të animuar, të bërë nga Camera-etc. Në vitet 2003, 2004 dhe 2005, ai ishte mësimdhënës për kinemanë e animuacionit në Akademinë e Arteve Finë në Liège. Që nga viti 1994 deri më 2000, ai ishte zëvendës president i Grupit ASIFA. Ai ka qenë anëtar i jurisë i shumë festivaleve ndërkombëtare të filmit të animuar. Që nga viti 2005, ai është Anëtar I Bordit të CIFEJ (Centre International du Film por l’Enfance et la Jeunesse).
Tomek Ducki, i lindur në familje hungaro-poloneze, ai ka studiuar animacionin në Universitetin Moholy – Nagy, në Art dhe Dizajn në Budapest (MOME), poashtu edhe në Filmin Kombëtar dhe Shkollës së Televizionit në Londër. Ai është regjisor i shumë çmimeve për animacione të shkurtra, siç janë: Baths (2013) dhe Life Line (2007). Ai është krijues i video klipeve dhe videove vizuale për grupe të mirënjohura si Basement Jaxx or Zhu. Momentalisht jeton në Poloni, ku ka bashkëpunuar me disa festival të animacionit, dhe ku merr pjesë në prodhimin e serialeve të animuara dhe filmave të tjerë të shkurtë. Më 2015, ai ishte i angazhuar si pjesëtar i jurisë së Institutit të animacionit polonez.
Mihai Mitrica, ka diplomë masteri në drejtimin e Menaxhimit Publik dhe ka qenë i përfshirë në festivale të filmave që 14 vite. Ai është njëri ndër themeluesit dhe regjisorët e Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anim’est, i vetmi festival i animacionit në Rumani dhe më i madhi në Bukuresht, me ripërsëritje dhe edicione të veçanta në qytete të ndryshme të Rumanisë dhe të Republikës së Moldovisë. Ai është kurator i filmave të shkurtë për festivale të ndryshme ndërkombëtare, me degët e parapëlqyera të tij që janë filmi i shkurtër rumanez dhe filmat horror në përgjithësi. Që nga viti 2011, Mihai ka qenë producent i pavarur i filmit të shkurtër të animuar rumanez, duke punuar me disa nga përfaqësuesit më të mirë të gjeneratës se re të animatorëve vendor. Pjesëmarrës ngazëllyes i festivaleve të filmit në gjithë botën, entuziast i projekteve të reja për animacion dhe nxitës i krijimit të urave mes animatorëve të Rumanisë dhe të regjisorëve të filmave dhe studiove të mëdha të filmit apo edhe kompanive të produksionit, me raste redaktor në magazinat e kulturës në Rumani, dhe çiklist me pasionant kur ka kohë të lirë.
Jiri Nadela u lind në vitin 1982 dhe u diplomua në Filologjinë Çeke – Studimi i Filmit, Fakulteti Filozofik i Universitetit Palacký, Olomouc (2002–2009). Tema e tij e diplomimit ishte “Principet e Surealizmit në detajet e Filmit të Jan Švankmajer”. Sa i përket aktiviteteve profesionale, ai u përqendrua në filmin eksperimental dhe atë Avant – garde, në teknikat e artit të videos dhe animacionit që synonin edukimin. Ai i paraqet të gjitha gjatë ligjëratave të rastit dhe si programer udhëheqës në Festivalin e Filmit të Animuar PifPaf. Ai gjithashtu ka diplomuar në Fakultetin e Edukimit, Palacky University, Olomouc (Departmenti i Edukimit të Artit). Gjatë studimeve, ai u përqendrua në punësimin e medias së re, veçanërisht në artin digjital në edukim.
Student Jury
Igor Prassel është mentor i Jurisë së Studentëve të Anibar. Ai ka lindur më 1971 në qytetin bregdetar të Koper. Momentalisht ai është duke përfunduar studimet e master për Media në Fakultetin e Ljubljanës për Studime të Shkencave Shoqërore. Për një kohë të gjatë, ai ka qenë bashkë-redaktues në strup magazinën e vetme Sllovene, Stripburger, ku ai ka shkruar artikuj dhe vlerësime të filmave, ka mbajtur ligjërata mbi historinë e strup magazinave, ka përkthyer, dhe ka organizuar ekspozita. Ai është anëtar i bordit redaktues të Revistës Ndërkombëtare të Animacionit. Ai mundohet të mbijetojë duke punuar si programer i pavarur i filmit të animuar, dhe anëtar bordi i shumë festivaleve të filmit dhe të artit bashkëkohor në Slloveni. Që nga viti 2010 ai jap lëndën e Historisë dhe Teorisë mbi Animacionin në Universitetin e Nova Gorica. Në vitin 2004 ai themeloi Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Animateka, ku ai është drejtor artistik dhe ko-producent i organizimit.
Arvan Berisha ka lindur dhe është rritur në Prishtinë, aty ku edhe vijon studimet bahchelor në Akademinë e Arteve, dega Dizajn Grafik. Funksionon si dizajner dhe ilustrues, duke e dhënë kontributin e tij profesional brenda agjensionit kreativ Koperativa. Ka marrë pjesë në disa animacione të shkurta. Është aktiv në sferën e artit të rrugës, (Murale dhe graffiti). “Arti gjuhë për zgjimin e ndërgjegjes”pohon ai!
Jehona Berisha ka lindur më 10.07.1995 dhe është rritur ne Pejë. Studion regjinë e filmit në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Jehona ka punuar në shumë reklama, videoklipe, dokumentarë, filma të metrazhit të shkurtë, dhe të metrazhit të gjatë. Me filmin ”Lost in hope” ajo ka fituar cmimin “Best inspiring movie” në festivalin “Feelmotion” në Ohër të Maqedonisë. Jehona për momentin është e angazhuar në produksione të ndryshme.
Urtina Hoxha lindi në Suharekë, më 29.03.1995. Ajo përfundoi shkollimin fillor e të mesëm në vendlindje, kurse atë universitar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve, si Bachelor e Dizajnit Grafik. Urtina zhvillon veprimtarinë e saj profesionale si freelance ilustruese dhe si dizajnere në Kokrra.
Gëzim Ramizi është i lindur në Prishtinë më 1989 dhe i diplomuar në Universitetin e Arteve të Prishtinës në degën e dizajnit grafik. Ai punon si freelance animator, regjisor dhe dizajner grafik.
Drita Nokaj, në 94-ën e shekullit të kaluar në ditën e parë të korrikut në Gjakovë u lind Drita. U rrit e u bo e madhe, edhe pas asaj erdhi në Prishtinë me studiu Grafikën në Fakultetin e Arteve. Ajo e posedoi talentin, e studimet ja ofruan aftësinë, që ajo të krijojë Drino-n. Një freelance artiste që pjesërisht ekziston përmes ilustrimeve, muraleve, e artit të saj, por shumicën e kohës është e qasur në normalitet, si një çikë e thjeshtë që si krejt tjerët e ndjekë lumturinë për çdo ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje