LAJMI I FUNDIT:

Shpallja e parezistueshme e pensionistit kanadez: Ushqim, fjetje dhe 3 mijë dollarë pagë për ata që pranojnë të kujdesen për të

Shpallja e parezistueshme e pensionistit kanadez: Ushqim, fjetje dhe 3 mijë dollarë pagë për ata që pranojnë të kujdesen për të

Në internet është shfaqur një shpallje, në të cilën ofrohet punë me pagë të majme dhe banim pa pagesë, nëse dikush pajtohet që të kujdeset për një pensionist në një fshat në Kanada.

Teron Dod 75-vjeç vuan nga skleroza e shumëfishtë, por i pëlqen të jetojë në shtëpinë e tij në Kape Brenton në provincën e Nova Scotia, transmeton Telegrafi.

Teron është në kërkim të dy personave të cilët do të kujdeseshin për të dhe zogjtë e tij.


Deri më tani mbi 4500 persona e kanë shikuar shpalljen, kurse Dod thotë se ka pranuar qindra aplikacione për punësim, dhe madje disa prej tyre kanë ardhur nga Kina.

“Jo të gjithë mund të jetojnë në këtë vend. Por, besoj se se do të jem me fat dhe do të gjej të duhurit”, ka deklaruar ky gjysh.

Ai shfrytëzon karrocën për invalidë, kurse për shkak të gjendjes së tij shëndetësore shpesh humb vetëdijen. Dy vajzat e Teronit punojnë dhe veprojnë 115 kilometra larg pronës së babait të tyre, që bëhet fjalë për 40 hektarë tokë.

Por, edhe pse ka kufizime fizike, Teron është një burrë i mençur që i pëlqen të bisedojë dhe që i pëlqen të ndajë shtëpinë me dikë që i pëlqen jeta në fshat sikurse atij.

Nga kandidatët potencial për këtë vend të punës kërkohet që të gatuajnë, pastrojnë, ta ndihmojnë në kopsht dhe të kujdesen për zogjtë.

Në këmbim të këtyre shërbimeve, ai u ofron atyre të jetojnë në shtëpinë e tij pa pagesë dhe të fitojnë një pagë vjetore prej 36 mijë dollarë, që i bie 3 mijë dollarë në muaj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Fun
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Kalo në kategori