Shotani: Ishim të shkëlqyeshëm

"Sot e zhvilluam një lojë të shkëlqyeshme. Djemtë e dhanë maksimumin duke i zbatuar shumë mirë detyrat në fushë. Në pjesën e parë patën 2-3 raste të mira, por nuk shënuan gol. Dominuam edhe në pjesën e dytë".
"Dalëngadalë jemi duke u bërë një ekip shumë e fortë. E falënderoj Trepçën ’89 që na mundësoi ta zhvillojmë një lojë të mirë, ishte një derbi i mirë rajonal”.
Ai pati edhe disa fjalë për afrikanët e vetëm që u paraqit në fushë këtë kampionat.
“Aiou Traore? Është një lojtar shumë i mirë dhe këtë e ka dëshmuar edhe në stërvitje. Është i mirë teknikisht dhe taktikisht. I duhet paksa kohë për t’u adoptuar në lojë, sot ishte vetëm loja e parë. Në ditët në vijim do të na bashkohen edhe katër ose pesë lojtarë të huaj”, përfundoi Shotani.

Nga
Telegrafi
14/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































