LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile thirrje deputetëve për ratifikimin e demarkacionit

Shoqëria civile thirrje deputetëve për ratifikimin e demarkacionit

Dhjetë organizata të shoqërisë civile u kanë bërë sot thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke arritur në këtë mënyrë hapa progresivë drejt përfundimit të izolimit të qytetarëve për liberalizimin e vizave.

“Në tre vitet e fundit, çështja e demarkacionit me Malin e Zi pothuajse ka paralizuar jetën institucionale në Kosovë dhe secila shtyrje e mëtutjeshme do të dëmtojë edhe më shumë qytetarët dhe procesin e integrimeve evropiane të vendit tonë”, thuhet në apelin e shoqërisë civile drejtuar deputetëve të legjislacionit vendor.

Organizatat e shoqërisë civile vlerësojnë se debati rreth demarkacionit është konsumuar dhe se tash duhet të veprohet konkretisht për të zhbllokuar situatën, sidomos duke pas parasysh se tani Republika e Kosovës ka në dispozicion mekanizma ligjor për të ri-negociuar me Malin e Zi për përmirësimet eventuale të marrëveshjes për vijën kufitare, nëse faktohet që janë bërë gabime në përcaktimin e saj.


Pjesë e kësaj thirrje janë organizatat e shoqërisë civile Demokraci Plus (D+), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), Instituti KIPRED, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Iniciativa për Progres (INPO), Lëvizja Fol, Lëvizja Çohu dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori