LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile kërkon reforma nga Qeveria e re e Maqedonisë

Shoqëria civile kërkon reforma nga Qeveria e re e Maqedonisë

Organizatat joqeveritare të cilat ishin më të zëshme ndaj politikave të Qeverisë së kaluar, duke organizuar madje edhe protesta, thonë se Qeveria e Maqedonisë duhet të përvesh mëngët dhe me shumë seriozitet t’i qaset punës në kthimin e drejtësisë, pastrimin nga politika të institucioneve shtetërore, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, luftën kundër korrupsionit dhe reformat thelbësore në sistemin arsimor.

Petrit Saraçini nga Organizata Joqeveritare “CIVIL”, për Radion Evropa e Lirë konsideron se më thelbësore është që të gjithë qytetarët e vendit të ndjehen të barabartë para organeve të drejtësisë.

“Fillimisht të gjithë qytetarët, ne si sektor civil dhe opinioni publik, duhet të shohim se në vend fillon të funksionojë drejtësia. Në Maqedoni nuk funksionon drejtësia, sistemi juridik çdo gjë është shkatërruar si rrjedhojë e okupimit nga ana e partisë që ishte në pushtet dhe partnerëve të koalicionit qeverisës gjatë dhjetë ose njëmbëdhjetë vite qeverisje. Dhe e dyta që me urgjencë duhet të bëhet është të çlirohen mediat nga okupimi partiak epolitik”, thekson Saraçini.


Ndërkaq, Albert Hani nga Organizata Joqeveritare “Qendra për Menaxhimin e Konflikteve”, për Radion Evropa e Lirë thotë se për të ardhmen e vendit me rëndësi të veçantë është që Qeveria e re e Maqedonisë të angazhohet për vendosjen e vlerave të reja demokratike në sistem.

Nga ana tjetër, Arianit Xhaferi nga shoqata ekologjike “EKO Guerila”, e cila gjithashtu ka organizuar protesta të shumta kundër ndotjes së ambientit nga ana e gjigantit metalurgjik Jugohom në Tetovë, tha se Qeveria e re do të ballafaqohet me protesta edhe më të ashpra nëse nuk mban premtimet për zbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit jetësor edhe në praktik.

“Po si sektor civil që në fokus ka ruajtjen e ambientit jetësor, presim që Qeveria e re e Maqedonisë, ruajtjes së ambientit jetësor t’i jap një pozitë më të rëndësishme në agjendën e saj politike”.

“Njëkohësisht, presim që Qeveria e re e Maqedonisë të angazhohet që deponitë e egra të shumta në numër po edhe ajo e Drisllës në Shkup, të futen në një sistem funksional të menaxhimit nga shteti dhe trupave të pavarur përmes një kontrolli të rreptë se çka digjet në ta. Përfundimisht shteti duhet të investojë në ndërtimin e qendrave moderne për riciklimin e mbeturinave”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arianit Xhaferi.

Qeveria e re e Maqedonisë arriti të formohet pothuajse gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të vitit të kaluar, pas një krize të thellë prej më shumë se dy vitesh politike dhe institucionale.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori