LAJMI I FUNDIT:

Shoqata ‘Tradita’: ASHAM ta tërheq deklaratën për Shën Terezën

Shoqata ‘Tradita’: ASHAM ta tërheq deklaratën për Shën Terezën

Akademisa e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dje për Nënë Terezën ka deklaruar “Ngjarja e jetës së Nënë Terezës dëshmon se në hapësirat tona kanë jetuar në paqe, tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë njerëzit me përkatësi të ndryshme fetare dhe etnike. Ajo rrjedh nga një familje me prejardhje të përzier nacionale.”

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Taki Fiti ka thënë “Mesazhet e thella humane nga vepra dhe angazhimi i Nënë Terezës sot duhet të jenë të thurura në të gjitha segmentet dhe poret e jetës sonë, në jetën e zakonshme, në shkencë, kulturë, politikë e kështu me radhë. Andaj, ne sot në Akademinë e Shkencave, si tempull i shkencës dhe artit, flasim për humanizmin shoqëror që inkorporon vlerat universale të humanitetit”

Kontestohet përkatësia etnike e Nënës Terezë nga Akademia maqedonase
Lexo po ashtu Kontestohet përkatësia etnike e Nënës Terezë nga Akademia maqedonase

Shoqata Tradita me seli në Tetovë ka reaguar kundër këtyre deklaratave. Me një reagim nga ‘Tradita’ drejtuar Telegrafit në Maqedoni thuhet ”Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” nga Tetova, e konsideron të papranueshëm qëndrimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, lidhur me origjinën etnike të Shën Terezës.”
”Në akademinë solemne kushtuar shenjtërimit të Shën Terezës të organizuar nga ASHAM, edhe njëherë u vërtetua se ky institucion vijon në vazhdimësi t’i shërbejë mentalitetit të vjetër, të plasojë në opinion të pavërtetat dhe në këtë mënyrë të thellojë përçarjet mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.
Përkatësia etnike e Shën Terezës dihet botërisht, origjina e saj shqiptare u rikonfirmua edhe në ditën e shenjtërimit të saj nga Selia e Shenjtë në Vatikan dhe Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, më 4 shtator të këtij viti.”


Më tej nga ‘Tradita’ kanë thënë ”Fjalimi i Taki Fitit, kryetarit aktual të ASHAM-së, dëshmon se kjo akademi edhe më tej e kultivon frymën nacionaliste të Bllazhe Ristevskit, i cili në vitin 2009, njëjtë si Taki Fiti sot, botoi të ashtuquajturën enciklopedi, të pa bazuar në fakte shkencore, me frymëzim të tejskajshëm nacionalist dhe të mbështetur në fiksione dhe paragjykime.”

Për fund ”Tradita” ka apeluar ”Ndaj ne, i bëjmë thirrje akademisë së vendit tonë, ta tërheq deklaratën e saj lidhur me prejardhjen e humanistes dhe nobelistes shqiptare Shën Tereza.”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori