Shoqata “Roja e Kohës” përmes një aksioni simbolik para Kuvendit ka kundërshtuar bllokadën institucionale.

"Bllokadë politike, jo shtet", "Kosova nuk mund të pres", "S'mund të ketë rroga për ata që nuk punojnë", thuhet në pankartat e tyre, transmeton Telegrafi.


Po ashtu, ata kanë vendosur edhe disa karrige, ku kanë shkruar emrat e liderëve politikë.

Ata kanë kërkuar nga liderët politikë të bashkohen dhe të dilet nga kjo krizë./Telegrafi/