Përpjekjet e vazhdueshme, vullneti dhe dëshira që sado pak të jenë më afër familjeve në nevojë, edhe kësaj radhe komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë anëtarë të Shoqatës humanitare “Peja, në New York, për festën e Fitër Bajramit, kanë ndihmuar 371 familje në asistencë sociale, kategori tjera si veteranët, organizatës “Handikos” dhe kategori tjera.
Edhe kësaj here, sikurse për shumë vite me radhë, Shoqata humanitare “Peja” nga New Yorku, me seli në Bronx, kanë vazhduar të ndihmojë qytetarët e Republikës së Kosovës, sidomos familjet në nevojë, jo vetëm në Pejë dhe rrethinë, por edhe në Klinë, Istog e Deçan, sidomos familjet në nevojë, të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u përballuar më një situatë të vështirë sociale.
Me këtë rast, përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja”, në New York, kanë falënderuar të gjithë anëtarët dhe miqtë e Shoqatës në fjalë, të cilët në vazhdimësi përkrahin iniciativa të tilla tash e disa kohë, edhe përkundër obligimeve tjera financiare që kanë për familjet e tyre këtu dhe në Kosovë.
“Meqë këto familje kanë nevojë për përkrahjen tonë, komuniteti shqiptar nga Shoqata humanitare ‘Peja’, në New York, u bashkëngjitën pa hezitim kësaj iniciative, ku me kontributin e tyre arritëm të mbledhim mjete financiare në shumë prej 17.960.00 dollarë, për 371 pako ushqimore, ku vlera e një pako ushqimore është mbi 40 euro, bashkë më 25 kg miell”, thanë ata për Telegrafin.
Po ashtu, ata kanë falënderuar edhe shoqatën bamirëse “Bereqeti”, dega në Pejë, me në krye imamin Kushtrim Kelmendi, i cili me gjithë stafin e tij, me një punë vullnetare e të palodhshme mundësojnë blerjen dhe shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore.
Ndërkaq, imami Kushtrim Kelmendi, njëri nga koordinatorët e Shoqatës bamirëse “Bereqeti”, dega në Pejë, tha për Telegrafin, se për festën e Fitër Bajramit do të ndihmohen familjet në nevojë, jo vetëm në Pejë dhe rrethinë, por në numër simbolik edhe disa familje nga Klina, Istogu e Deçan.
Ai tha se si çdo vit, edhe këtë vit kemi organizuar shpërndarjen e pakove për festen e Fitër Bajramit, në bashkëpunim me Shoqatën Peja, dhe sipas tij, numri i familjeve qe kanë përfituar nga ky organizim do të jetë 371 pako, për po aq familje.
“Fillimisht përfitojnë familjet me asistencë sociale dhe disa kategori tjera si veteranët, Handikosi, kategoritë me aftësi të kufizuara etj. Pasi që jemi disa vite duke u marrë me aktivitetin e humanizmit duke ndihmuar kështu sadopak njerëzve në nevojë, kemi krijuar njohuri të mjaftueshme për gati të gjitha familjet që kanë nevojë. Prandaj, nuk kemi vështirësi të organizmit të këtyre aksioneve humanitare, sepse tashmë i njohim familjet me nevojë dhe të cilat kërkojnë ndihmë, rastet sociale dhe familjet me ndonjë anëtarë të sëmurë”, tha imami Kelmendi për Telegrafin.
Megjithatë, siç tha ai “Shoqata Peja në New York, vazhdimisht më së paku dy herë në vit organizon shpërndarjen e pakove me gjëra ushqimore.
“Përpos këtyre organizimeve humanitare, ata kanë edhe organizime tjera humane si strehimi i disa familje me shtëpi dhe ndihma ndaj disa të sëmurëve me mjete financiare për shërim jashtë vendit. Pra, realisht “Shoqata humanitare Peja”, në New York, është shembulli më i mirë i mundshëm i organizimeve me zemër të madhe dhe me shpirt human, prandaj zoti i shpërbleftë për mirësitë e tyre”, tha ai, duke vënë në pah mungesën e mbështetjes së institucioneve të vendit për këto kategori.
Megjithatë, vlen të theksohet se Shoqata humanitare “Peja”, në New York, përpos ndihmave për qytetarët e Pejës me rrethinë, kanë ndihmuar edhe shumë shoqata tjera në Kosovë dhe sektorin e shëndetësisë në komunën e Pejës.
Përpos që tashmë ata kanë ndihmuar hiq më pak se 371 familje në nevojë për festën e Fitër Bajramit, në vlerë financiare prej 17.960.00 dollarë, kjo shoqatë sivjet ka ndihmuar edhe shoqatën “Çamëria” në Kosovë, me 1.000 dollarë, “Vullnetarët për Atdhe të Pastër”, me 1.000 dollarë, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, kanë ndihmuar edhe Komunën e Pejës, respektivisht sektorin e shëndetësisë me pajisje medicinale në vlerë prej 10.000 euro dhe me një autoambulancë, ekskluzivisht për nevoja të qytetarëve të Pejës me rrethinë.
Për këtë çështje, kryetari i Shoqatës “Peja”, Rejmond Zeka, dhe nënkryetari Blerim Koçani, falënderuan ish-ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për bashkëpunimin ku u mundësia furnizimi me pajisje medicinale dhe ambulancë, duke shpresuar se e gjithë kjo, do të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve të Pejës me rrethinë.
Ata thanë për Telegrafin se do të vazhdojnë edhe më tutje mënyrën e solidaritetit, vetëm e vetëm që qytetarët e kësaj ane, të kenë shërbime më të mira mjekësore.
Ndërkaq, ish Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, tani deputet aktual në Kuvendin e Kosovës, tha se është mirënjohës për kontributin e mërgimtarëve tanë në Amerikë, në rastin konkret të Shoqatës humanitare “Peja”, në New York.
Ai tha se, ata gjithmonë janë afër vendit të tyre të origjinës, duke kontribuuar dhe ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.
“Prandaj, duhet vlerësuar shumë çdo përpjekje të tyre, të cilët e bëjnë gjithmonë për qytetarët e Kosovës, ku kërkohet nevoja. Shpresojmë, se edhe në të ardhmen do te kemi bashkëpunim në sektor të tjerë, e që janë gjithmonë në të mirë të qytetareve”, tha për Telegrafin ish-ministri Zemaj.
Shoqata humanitare “Peja”, në New York, në vazhdimësi ka ndihmuar qytetarët në nevojë në Kosovë, jo vetëm në Pejë dhe rrethinë, por edhe shumë qytetarë në qytete të tjera, ku në fokus ka qenë gjithmonë të ndihmohen familjet që kanë nevojë, fëmijët me nevoja të veçanta, femra pa mbështetje familjare dhe të tjera. /Telegrafi/Lumturije Bekaj/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vlora-Citaku-780x439.jpg)
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/CenterSkenderaj-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
![Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Hashim-Thaci-e1733510420349-780x439.jpg)
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re