Shoqata “Peja” mirëpret Kurtin në Nju Jork, i dhurohet Monografia e shoqatës
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në Nju Jork të ShBA-ve, ku po qëndron për vizitë zyrtare, është pritur në takim nga komuniteti shqiptaro-amerikan atje, përkatësisht nga anëtarë të Shoqatës “PEJA” në Nju Jork, në selinë e shoqatës.
Në emër të kryesisë dhe anëtarëve në pritje, Kurtit i ka uruar mirëseardhje kryetari i Shoqatës Rejmond Zeka.

‘Është kënaqësi dhe nder i madh për ne që sot, në këtë seli të vogël por me shpirt të madh, presim Kryeministrin e vendit tonë Republikës së Kosovës z. Albin Kurti. Kjo vizitë ka një domethënie të veçantë për komunitetin tonë, sepse na afron edhe më shumë me atdheun tonë të dashur. Ne, si mërgatë, gjithmonë kemi qenë dhe do të mbetemi pranë Kosovës – me zemër, me punë dhe me përkushtim.’-ka thënë Zeka në fjalën e tij pritëse.
Tutje, Kurtit i është shpjeguar historiku i Shoqatës nga themelimi si dhe është informuar për pozitën e mërgatës tonë atje.
‘Shoqata “Peja” gjithmonë ka qenë shtëpi e hapur për gjithë shqiptarët, vend ku ruajmë traditat, kulturën dhe dashurinë për Kosovën. Prandaj, kjo ditë është dëshmi se mërgata jonë mbetet pjesë e pandarë e kombit dhe e atdheut. Në emër të të gjithë anëtarëve dhe komunitetit tonë, ju shprehim mirëseardhjen më të ngrohtë, duke ju uruar shëndet, suksese në punën tuaj të përditshme në shërbim të popullit dhe të shtetit të Kosovës.’-u shprehë tuje Zeka.

Kryeministri në detyrë Kurti, para të pranishmëve ka falënderuar shoqatën, ku ka thënë se ka gjetur dhe përjetuar mikpritjen tipike pejane si dhe ka folur për të arriturat në Kosovë.
Kreut të Qeverisë në detyrë, Kurti tutje i është rezervuar takim me Kongresistin Republikan të SHBA-ve, Mike Lawler, me të cilin takim kanë zhvilluar edhe kryetari i Shoqatës ‘Peja’, Rejmond Zeka dhe anëtarë të kryesisë./Njeshi/






























