LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 10° heavyrain

Shoqata “Esnaf” vazhdon traditën e bamirësisë gjatë Ramazanit, organizon iftare të përbashkëta në Prizren

Shoqata “Esnaf” vazhdon traditën e bamirësisë gjatë Ramazanit, organizon iftare të përbashkëta në Prizren

Shoqata e biznesmenëve dhe afaristëve “Esnaf” në Prizren edhe sivjet do të vazhdojë praktikën e organizimit të iftarit të përbashkët me komunitetin përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Sipas njoftimit të shoqatës, sofra e iftarit do të shtrohet për 100 persona në tendën përkatëse tek Gjashtë Krojet në Prizren.

“Në muajin e mëshirës dhe solidaritetit, gjatë muajit të Ramazanit, shoqata ‘Esnaf’ organizon iftar me popullatën. Çdo ditë të Ramazanit, në vendin Topokli tek 6 çeshmet, përballë Lidhjes së Prizrenit do të servohet iftar për 100 persona. Me sofër modeste por zemër të hapur, ju mirëpresim”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate, raporton Telegrafi.


Kryetari i shoqatës ‘Esnaf’, Varis Xhejlani ka theksuar se të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur në sofrën e iftarit për të përforcuar ndjenjën e solidaritetit dhe miqësisë.

“Ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit do të organizojmë iftar me popullatën gjatë muajit të Ramazanit, për të kultivuar ndjenjën e unitetit dhe solidaritetit, duke forcuar lidhjet mes njerëzve”, ka thënë Xhejlani, raporton Telegrafi.

Prej shumë vitesh, “Esnaf”, organizon edhe iftarin tradicional në mesin e muajit të Ramazanit. Në vitet e fundit ky iftar realizohet me produkte vendore. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

Evropa
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Boks
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Amerika
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori