Shoferi fajëson “Full Self-Driving” pasi Tesla del mbi shina dhe 'përplaset' nga një tren

Një drejtues i një Tesla Model 3 pretendon se makina e tij doli nga rruga dhe hyri në shinat e trenit ndërsa ishte në funksion “Full Self-Driving”.
Ngjarja ndodhi në Pensilvani, dhe fatmirësisht të gjithë pasagjerët dolën pa lëndime.
Pak minuta më pas, një tren kaloi dhe preku pasqyrën e makinës.
Sipas zjarrfikësve lokalë, automjeti kishte përshkuar rreth 40-50 metra mbi shina.
Një vinç i specializuar u përdor për të larguar makinën pa shkaktuar dëme të mëtejshme.
Megjithatë, ende mbeten pikëpyetje të shumta rreth rolit të drejtuesit dhe vërtetësisë së pretendimeve për dështimin e sistemit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































