LAJMI I FUNDIT:

Shmanget tragjedia në Dibër, vëllezërit zihen për tokën, policia parandalon përshkallëzimin

Shmanget tragjedia në Dibër, vëllezërit zihen për tokën, policia parandalon përshkallëzimin

Një konflikt i rëndë në familje është shmangur nga policia në Dibër, ndërsa në pranga janë vënë dy vëllezër.

Sipas bluve të Dibrës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Laçes, ku dy vëllezër janë konfliktuar me njëri – tjetrin për motive pronësie.

Njoftimi i Policisë:


Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit për motive pronësie, mes dy vëllezërve. Vihen në pranga 2 vëllezërit, pasi gjatë konfliktit goditën njëri-tjetrin, me sende të forta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Laçes, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve F. P. dhe L. P., të cilët po goditnin njëri-tjetrin me sende të forta.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit F. P., 50 vjeç, dhe L. P., 61 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Treni përplaset me një veturë në Klinë - vdes një person, tre të tjerë lëndohen

Treni përplaset me një veturë në Klinë - vdes një person, tre të tjerë lëndohen

Kronika e Zezë
Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë armët në brez

Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë armët në brez

Lajme

"Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin - presidentja i përgjigjet në turqisht “më duhet të praktikoj me ju”

Lajme
​A e ka arritur LVV-ja numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë?

​A e ka arritur LVV-ja numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë?

Lajme
Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Lajme
Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Lajme
Kalo në kategori