LAJMI I FUNDIT:

Shkupi fitoi derbin në Strugë, Shkëndija e pamëshirshme me Voskën

Shkupi fitoi derbin në Strugë, Shkëndija e pamëshirshme me Voskën

Ashtu sikurse dhe pritej, java e gjashtë e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka sjellë ndeshje mjaft interesante, me përballje të ekipeve shqiptare, njofton Telegrafi.

Derbi i javës u luajt mes Strugës dhe Shkupit, dy ekipe që pas vete kanë tituj kampionësh, ndërsa kësaj radhe fitues dolën shkupjanët që arritën të neutralizojnë sulmin e Strugës me tre gola, një në pjesën e parë dhe dy në të dytën.

Fillimisht Shkupi avancoi herët që në minutën e 6-të me autor Tamba, i cili u tregua i shkathët para portës nikoqire. Në pjesën e dytë Struga kishte dominim me posedimin e topit, por Shkupi u dha edhe një goditje me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 73-të, ndërsa përsëri autor i golit ishte Tamba, i cili tregoi shkathtësitë e një sulmuesi të frikshëm.


Shkupi tre minuta para se të mbyllet ndeshja mbeti me një lojtar më pak, kur Pinter u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë (të kuq), ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes Tamba me një super aksion arriti të shënojë për 3-0, që edhe i dha goditjen e fundit Strugës.

Në Tetovë u luajt edhe një duel i dy ekipeve shqiptare, Shkëndija ishte nikoqire e Voska Sport dhe u tregua e pamëshirshme duke marrë fitore me rezultat të thellë 5-1.

Kuqezinjtë nga Tetova e treguan forcën dhe dominimin që në pjesën e parë me 4 gola të shënuar. Në minutën e 19′ golin e parë e shënoi Ademi, 33′ Ibraimi, 35′ Krstevski  ndërsa në minutën e parë të kohës shtesë Adili shënoi për 4-0.

Në pjesën e dytë Jahja zbuti rezultatin për Voskën, ndërsa më vonë në listën e golashënuesve u regjistrua përsëri Besart Ibraimi për rezultat 5-1, që doli të jetë dhe rezultat përfundimtar.

Besa nga Dobërdolli vazhdon të thellojë kizën e rezultateve, kësaj here është mundur në shtëpi nga Pelisteri me rezultat 2-3 dhe ky është një alarm për kryesinë dhe futbollistët të cilët së bashku me Voskën kanë prekur fundin e tabelës.

Gostivari ka marrë një fitore me vlerë në udhëtim te Sileksi në Kratovë. Skuadra shqiptare e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi që në minutën e 16-t me autor Aydogan, ndërsa Zuka rriti epërsinë për 2-0 në pjesën e dytë. Sileksi zbuti rezultatin në minutën e 87′ në 1-2 me Gjorgjievskin.

Në duelin e fundit të javës së gjashtë Vardari ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Tikveshi në Kavadar me rezultat minimal 0-1. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

La Liga
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Kalo në kategori