LAJMI I FUNDIT:

Shkup-Sofje: Përvoja evropiane kompromisi për historinë

Shkup-Sofje: Përvoja evropiane kompromisi për historinë

Dallimet historike me Bullgarinë duhet të zgjidhen sipas shembullit të kompromisit që e kanë arritur më shumë vende në kontinentin evropian dhe në kontinente të tjera. Ambasadori i Republikës Çeke, vendi kryesues me Bashkimin Evropian, në panel diskutimin sot në Shkup e rekomandoi shembullin e katërshes së Vishegradit, bashkëpunimi i të cilave i vendosur që para anëtarësimit në BE, u ka ndihmuar Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë të kyçen në BE.

Kërcënimi për bombë të vendosur në hotelin “Meriot” në qendër të Shkupit, në mesditë, pjesërisht e pengoi agjendën e konferencës për tejkalimin e dallimeve me Bullgarinë, e organizuar nga organizata joqeveritare “Eurothink”. Megjithatë, Ambasadori i Republikës Çeke në vend, Jarosllav Ludvig, e ndau përvojën qendrore-evropiane për kontestet rreth historisë së përbashkët.

“Dëshiroj të theksoj se të dyja palët mund të kenë këndvështrime të ndryshme për historinë. Kjo gjithmonë është shumë e ndjeshme, sepse ka një histori por dy palë, këndvështrime të ndryshme. Kjo është kudo, edhe këtu në rajon, edhe në Evropën qendrore, por edhe në kontinentin amerikan. Kjo nuk do të thotë se këndvështrimi ynë është i vetmi, i përsosur, për këtë arsye duhet të inicohet dialogu, me përfshirjen e ekspertëve, që të arrihet kompromisi”, tha Jaroslav Ludvig, ambasador i Republikës Çeke.


Këshilltari në ambasadën e Kanadasë në Beograd, e cila i mbështet projektet për afrimin e Sofjes dhe Shkupit, vuri në dukje se në kontinentin e tij kontestet janë të hapura me popullatën indigjene, por dialogu nuk është ndërprerë.

“Vendi në të cilin ndërtojmë hekurudha, dikur ka qenë vend i dikujt. Indigjenët kanë pasur histori krejtësisht tjetër. Është e rëndësishme ta kthejmë pas historinë dhe ta shohim çfarë udhëkryqe ka pasur”, tha Morgan, ambasada e Kanadasë, Serbi.

Si shembull më të përshtatshëm për rrugën e përbashkët evropiane, ambasadori i Çekisë e vuri në dukje grupin e Vishegradit, bashkëpunim rajonal nëpër të cilin vendi i tij, por edhe Sllovakia, Hungaria dhe Polonia, në mënyrë të përbashkët u përgatitën për kyçje dhe bashkëpunim në Bashkimin Evropian./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori