Nijazi Neziri, 57 vjeç, më shumë se një dekadë kërkon punë si punëtor krahu në tregun në Shkup, pasi nuk po arrin që të gjejë një punë të përhershme.
Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe pse e njeh mirë rrjetin e dyqaneve, ai nuk po arrin të angazhohet si shpërndarës mallrash edhe pse për një gjë të tillë tregon se i duhet të mësojë shkathtësi elektronike për regjistrimin e mallrave, aftësi të cilat, ai thotë se e ka vështirë t’i mësojë në këtë moshë.
“Kam kërkuar punë, por nuk ka, nuk po mund të gjej. Kudo që kërkoj punë më thonë se s’je më për punë. Më kërkojnë të di zanat, por ne nuk jemi në moshë për të mësuar. Si të mësoj në këtë moshë? E kam shumë të rëndë të mësoj”, thotë ai.
Agjencia për Punësim bën të ditur se nga 124,000 persona të papunë, 64,000 prej tyre janë mbi moshën 45-vjeçare. Pjesa më e madhe e tyre janë mbi moshën 55-vjeçare.
Bekim Murati, drejtor i Agjencisë për Punësim në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se këtë vit është paraparë që 2,000 persona të mund të hapin biznesin e tyre përmes subvencioneve shtetërore dhe përparësi të veçantë do t’iu jepet personat e kësaj grup-moshe.
“Me udhëzimet operative që janë paraparë nga ana e Agjencisë së Punësimit, janë përcaktuar saktë se cilët persona kanë prioritet gjatë aplikimit të masës për vetëpunësim”, thotë Murati, duke u zotuar se këtyre personave do t’iu ndihmohet edhe në procesin e aplikimit për marrjen e subvencioneve prej 10,000 deri në 15,000 euro për hapjen e bizneseve.
Shuma që qytetarët do të përfitojnë do të varet nga numri i të punësuarve në kompanitë që do të themelojnë, bëri të ditur Bekim Murati, udhëheqës i Agjencisë për Punësim.
Ndërkaq, punëdhënësit thonë se kjo kategori e të papunëve ka shumë vështirësi që të mësojë dituri të reja. Po ashtu, ata informacionet për vende të reja të punës nuk i ndjekin rregullisht, pasi ato kryesisht publikohen në rrjetet sociale.
Polikrap Arsenovski, i cili ka krijuar një softuer për punësim, që quhet Thrivity, thotë se personat që nuk ndjekin zhvillimin e teknologjive të reja dhe modernizimit të procesit të punës, e kanë shumë të vështirë që të gjejnë një vend pune.
“Pas përfundimit të shkollimit formal, në Maqedoninë e Veriut, 2 apo më së shumti 3 për qind vazhdojnë të ndjekin trajnime për rikualifikim të aftësive, përderisa në vendet e Evropës kjo është mbi 10 për qind. Pra, këtu katër herë më pak personat kërkojnë punë, angazhohen për të ngritur aftësitë profesionale”, thotë Arsenovski.
Ai po ashtu thotë se problem te grup-mosha 50 vjeç është edhe mungesa e informacionit për kompanitë të cilat janë në kërkim të punëtorëve të profileve të ndryshme.
Ndërkohë që më të moshuarit vështirë gjejnë punë, kompanitë në Maqedoninë e Veriut ankohen se nuk po arrijnë të gjejnë punëtorë të kualifikuar për t’u angazhuar në bizneset e tyre dhe thonë se ndikimi i largimit të të rinjve nga shteti ka filluar të ndihet./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës