LAJMI I FUNDIT:

Shkup, është bërë gabim me furnizimin e autobusëve dykatësh nga ish pushteti

Shkup, është bërë gabim me furnizimin e autobusëve dykatësh nga ish pushteti

Banorët e kryeqytetit dëshirojnë transport publik të shpejtë, ekologjik dhe funksional në Shkup. Autoritetet e qytetit, megjithatë, thonë se me rritjen e numrit të banorëve planifikimi i zhvillimit të transportit publik në Shkup bëhet sfidë serioze dhe duhet me kujdes të zhvillohet.

“Me rreth 600.000 banorë qyteti i Shkupit është katër herë më i madh sesa që ka qenë para 60 viteve. Me këtë shpejtësi të rritjes së numrit të banorëve, planifikim të zhvillimit të transportit publik të autobusëve në Shkup bëhet sfidë serioze. Nëse merren parasysh të dhënat se me autobusët në vitin 1987 janë vozitur rreth 150 milionë, ndërsa tani vetëm 50 milionë pasagjerë më vit mund të konstatojmë se transporti publik në Shkup për tre dekada ka humbur dy të tretat e pasagjerëve” konsiderojnë kompetentët.

Në kryeqytet ekzistojnë tre operatorë që në ditë shërbejnë mesatarisht 200.000 pasagjerë – NQP “Shkup” dhe transportuesit privatë “Sloboda prevoz” dhe “Mak ekspres”.


Prej atje thonë se gabim katastrofal është bërë edhe me furnizimin e 200 autobusëve dykatësh nga ana e ish pushteti lokal. Këto autobusë përveç që janë shumë të shtrenjtë, përdorim karburante joelologjikë, marrin edhe më pak pasagjerë dhe ngadalë mbushen/zbrazen, ndërsa në këtë mënyrë i demotivojnë qytetarët në shfrytëzimin e transportit publik.

Shtojnë se autobusët me gaz janë energjetik më funksional. Krahasuar me konsumin e autobusëve të vjetër dizel, këto autobusë shpenzojnë pothuajse dyfish më pak karburante, që në mënyrë shtesë do t’i ulë shpenzimet e NQP./koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori