Shkup: Enigmë e madhe se kur do të ndodhin ndryshimet në Kushtetutë

Vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, kushti për fillimin konkretisht të bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Thelbi i ndryshimeve është përfshirja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës, njofton “Deutsche Welle”.
Kushti për ndryshimet kushtetuese i vendosur në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, sipas të ashtuquajturit propozimi francez, për hapjen e plotë të procesit të negociatave, në opinionin maqedonas po pritet me shumë kuriozitet. Ideja e ndryshimeve kushtetuese është përfshirja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, pa asnjë detyrim reciprociteti nga ana bullgare për njohjen e pakicës maqedonase në atë vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria dëshmon se nuk posedon dhe nuk di se si do t’i sigurojë 2/3 e votave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë, se ndryshimi i aktit më të lartë juridik është përgjegjësi e çdo deputeti. I pari i qeverisë tha, se vendi ka hapur negociatat, por me përfshirjen e bullgarëve në preambul, hapen zyrtarisht kapitujt me BE-në.
“Ai është detyrim i çdo deputeti, sepse kanë detyrim para qytetarëve për të ardhmen evropiane të shtetit dhe qytetarëve që jetojnë këtu. Për këtë edhe ekziston diskutimi në kuvend, i cili duhet të jetë i bazuar në argumente, në fakte dhe mbi gjitha në perspektivën e shtetit. Asnjë parti politike nuk guxon që këto çështje t’i përdorë për interesa të ngushta partiake”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
OBRM-PDUKM-ja vlerëson, se kryeministri me qëndrimin e tij ka konfirmuar se nuk ka deputetë, që do t’i tradhtojnë interesat maqedonase në favor të kërkesave të pakicës bullgare.
“Oferta për Kovaçevskin është e hapur: Nëse Kovaçevski beson se ka shumicë prej 2/3 në kuvend për ta ndryshuar Kushtetutën, atëherë le të urdhërojë dhe t’i propozojë ndryshimet. Nëse nuk ka shumicë le të japë dorëheqje dhe Maqedonia të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se është shumë e vështirë të arrihet shumicë e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. Pendarovski është shprehur skeptik se opozita aktuale në kuvend ka disponim për të votuar ndryshimet kushtetuese. Pendarovski konsideron se qëndrimi i opozitës është i imponuar nga logjika e brendshme partiake. Sipas tij, në dokumentet e nënshkruara deri më tani me Bullgarinë nuk ka rrezik për identitetin dhe gjuhën maqedonase.
“Vlerësimi im është se do të jetë shumë e vështirë të arrijmë dy të tretat në këtë përbërje parlamentare, pasi me sa mund të gjykoj unë, opozita në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e lexon marrëveshjen me Bullgarinë, përkatësisht kornizën negociuese me BE-në, përmes dioptrisë partiake”, vlerëson presidenti Stevo Pendarovski.
Profesori i së drejtës kushtetuese Svetomir Shkariq shpreh dyshimin për shpejtësinë e realizimit të amendamenteve kushtetuese të kërkuara, por edhe efikasitetin e zgjidhjes që do të pasojë.
“Fakti që opozita nxiton dhe i thotë qeverisë që të paraqesë propozimin për amendamentet kushtetuese në kuvend, ndërsa thotë se nuk do të votojë për amendamentet, nuk është zgjidhje e përhershme që do të kapërcejë sfidën që i është vënë Maqedonisë së Veriut si kusht fillestar i negociatave me BE-në. Është e paqartë se çfarë zhvillimi politik në Maqedoninë e Veriut do të nxisë përpjekjet për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese”, thotë profesor Shkariq.
Mosvotimi i mundshëm i një propozimi në rastin konkret të ndryshimeve kushtetuese për futjen e pakicave të reja në preambul (me theks të fortë te bullgarët), mjafton për të evidentuar dhe legjitimuar mospranimin e zgjidhjeve të imponuara nga publiku për atë çështje, thotë profesorja e së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Shkup, Tatjana Karakamisheva-Jovanovska.
“Nuk besoj se qeveria do të hapë procedurën e ndryshimeve kushtetuese në parlament, derisa të sigurohet që të ketë votat e nevojshme për miratimin e tyre. Pavarësisht sfidës që i dërgon opozita. Përveç kësaj, edhe nëse hapet procedura, nuk ka afate se kur duhet të përfundojë. Afati i vetëm që ekziston në procedurën për ndryshime kushtetuese lidhet me fillimin dhe kohëzgjatjen e dëgjesës publike”, vlerëson Karakamisheva./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori Zemaj takon Shefin e Misionit të SHBA-ve në NATO, diskutohet siguria në Ballkan

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?