Edi Rama ka gjetur një mënyrë tjetër këto ditë për të vrarë kohën. Ka nisur të shkruaj letra në seri. Jo se në rrethana të tjera do të kishte diçka më të mirë për të bërë. Vizatimet, fjalimet, letrat, statuset dhe një foto me Ronaldon janë gjithë produkti i qeverisjes së tij 6 vjeçare, ka shkruar në një tekst autorial publicisti Armand Shkullaku.
E vetmja gjë që nuk kuptohet nga seriali “letër më ke çu”, është adresa e tyre. Pse Edi Rama ia dërgon ato Lulzim Bashës? Pse kryeministri dhe veglat e tij mediatike, vazhdojnë të merren prej javësh me fatin e opozitës, ndërkohë që propagandojnë se ajo nuk përfaqëson veçse një grusht njerëzish të verbuar, se është e izoluar brenda dhe jashtë vendit, se mazhoranca është e fortë dhe do marshojë e vetme në zgjedhje, se Shqipëria nuk është në krizë, se shqiptarët kanë një opozitë të re konstruktive në Kuvend, etj, etj.
Fare mirë letrat e Ramës mund t’i adresoheshin Kujtim Gjuzit apo eksponentëve të tjerë të “opozitës së re”, me të cilët kryeministri replikon plot seriozitet në Kuvend dhe së bashku me ta të garantonin demokracinë dhe pluralizmin, duke i lënë “rrugëhumburit” në fatin e tyre.
Kërkimi dëshpërimisht i një kundërshtari për ta ulur përballë apo për ta ftuar në “dialog”, nuk është gjë tjetër veç nevoja alarmante për të mbuluar një sistem të kalbur që tashmë ka dalë lakuriq përpara shqiptarëve. Eshtë thirrja ekzistenciale për të rikthyer fasadën demokratike të një regjimi hibrid, i cili mund të mbijetojë vetëm falë kësaj fasade. Ikja e opozitës nga Kuvendi dhe mospjesmarrja në zgjedhje, e ka rrënuar këtë ekzistencë pa qenë nevoja për të bërë asgjë më shumë. Letrat janë si lutjet e atij që e lënë të mbytet në pellgun e krijuar vetë. Edi Rama i shkruan Bashës, sepse në pozitën ku gjendet, kërkon që të paktën me letra të krijojë idenë e një dialogu imagjinar, të një pale kundërshtare, të një demokracie me probleme por që gjithsesi funksionon, të një marrëdhënie virtuale pozitë- opozitë dhe, për këtë, i duhet t’i drejtohet Bashës dhe jo Kujtim Gjuzit, duke rënë kështu në kurthin e fabulës që ka krijuar vetë.
Kur flet ai, apo “trangujt” me hormone të serës së tij të Rilindjes, Lulzim Basha dhe opozita paraqiten si disa të mjerë që janë vetvrarë politikisht, që nuk i beson askush, që kanë hallin e tyre dhe jo të qytetarëve, një grupim politik që ka marrë fund. Por kur Rilindjes i duhet të legjitimojë pushtetin e saj, që në 6 vite ka bilancin më të errët në historinë e pluralizmit shqiptar, atëherë “skënderbeu” lë pallën dhe zë penën për të thurrur pëlhurën imagjinare të një demokracie përfaqësuese me pushtete të ndara.
Prishja e kësaj pëlhure i ka prishur edhe gjumin letërshkruesit. Ai më në fund gjendet në pikën kur për herë të parë do t’i duhet të marrë përgjegjësinë e pushtetit mbi vete dhe jo vetëm favoret e tij. Atij i duhet të vendosë nëse do të marshojë dhe i vetëm trim në luftë bashkë me “opozitën e re” apo do të hapë rrugë për të tentuar rregulla të reja loje pas 30 viteve tranzicion.
Kjo përgjegjësi sigurisht që nuk kalon me letra, 6 apo 666 qofshin. Rama nuk gjendet tashmë përballë “opozitës së dalë rruge”, por përballë vetvetes. Qeverisjen e tij nuk mund ta mbulojë më as me “fajin e ka Saliu” dhe as me “çfarë kanë bërë ata”. Vaji i “kazanit politik e mediatik” nuk i vajis më ingranazhet e propagandës dhe Edi Ramës i duhet të japë shpjegime për rekordin e 236 tenderave sekretë, për pishat e palmat që kanë kushtuar sikur të ishin prej ari, për rrugët me çmime stratosferike, për largimin e investitorëve të huaj, për rënien e ekonomisë, rritjen e borxhit, koncensionet zhvatëse të dështuara, për dështimin e reformës në arsim, për premtimin e pambajtur të hapjes së negociatave që në vitin 2013, për rritjen e korrupsionit dhe kriminalitetit, për zyrtarët e lartë, deputetët, kryebashkiakët dhe ministrat e inkriminuar…
Edi Rama nuk mund t’i kapërcejë këto vetëm sepse pretendon se qënka më i mirë se ata që ka përballë. Këto do të mjaftonin për largimin e tij, pavarësisht nëse e kërkon ose jo opozita si garanci për zgjedhje të lira. Me ktë bilanc dhe këto skandale nuk ka popull në botë që mban mbi shpinë një qeveri me pretekstin e dyshimit tek pala tjetër. Prandaj edhe Edi Rama nuk mund të ketë më përballë një kundërshtar që e përdor si fasadë të zullumeve të veta. Letrat mund t’i ruajë për ndonjë instalacion gjatë jetës së tretë ose të mendojë seriozisht t’ia dërgojë Kujtim Gjuzit. Edhe ai ka qenë një farë artisti i haute couture gjatë viteve ’80. /Syri.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
“Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri