Të gjithë kemi dëgjuar së fundmi për një produkt i cili është i shëndetshëm dhe i mrekullueshëm në shije.

Është HÖHÉ, një produkt i veçantë për të gjitha moshat.


HÖHÉ vjen me shije unike, stroop wafels HÖHÉ të mbushura me mjaltë, me kanellë ose me karamel, si dhe Luikse Wafel HÖHÉ.

38834086 1716316238485315 193707968556957696 n

HÖHÉ është produkt unik në secilin kuptim, vjen me shije speciale dhe me me vlera të larta ushqyese, si një produkt që reflekton freskinë dhe ushqimin e shëndetshëm.

Një kombinim perfekt miellërash integrale si dhe të gjalpit e qumështit të freskët, HÖHÉ është një produkt që reprezenton vlera të larta energjike, fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme të fituara nga produktet e veçanta dhe shumë cilësore siç janë gjalpa e qumështit, hierra e qumështit, drithërat, sheqeri i kaftë, mjalta dhe kanella.

41731735 1768081559975449 8352615040188153856 n

HÖHÉ është për të gjitha moshat pa dallim. Preferohet të shoqerohet me kafe, e edhe si desert. Sportistët gjejnë energjinë e nevojshme për aktivitete të HÖHÉ.

E veçanta e HÖHÉ është që kur vendoset mbi gotë të çajit për një minutë ose mbi filxhan me kafe, HÖHÉ stroopwafel e thithë avullin dhe liron aromën e parezistueshme edhe kështu shijon me një kënaqësi të pa parë.

HOHE mjaltë

E mbushur me mjaltë, ky është një kombinim shijesh për të gjithë adhuruesit e ushqimit të shëndetshëm siç është mjalta dhe gjalpa e qumështit.

HOHE kanellë

E mbushur me kanellë 100% natyrale, është një shije e veçantë freskuese dhe e shëndetshme. Kombinim i përkryer i shëndetshëm i kanellës dhe gjalpës së qumështit.

HOHE karamel

Është e mbushur me karamel natyral i cili përfitohet nga karamelizmi i sheqerit kristal dhe të kaftë si dhe fruktozës. Nuk është nga imitimet artificiale. Shije e përkryer që shoqëron kafen, çajin, ose akulloren si desert në cilin do kombinim.

HOHE Luikse Wafel

Një produkt i veçantë, një atraksion i cili e zëvëndëson mëngjesin dhe i jep një shije të re. Është i përshtatshëm për një ditë të ngarkuar me aktivitete.

Shijon në mënyrë të mrekullueshme ke çokollatë, me xhem ose reqel frutash, me nutellë e të tjerë përbërës të preferuar. Thjesht, kombinim i përkryer për secilin.

Shijet HÖHÉ të prezantuara më lart ofrojnë një kënaqësi të shumëllojshme për secilin moment të ditës. Kombinohen me shumë ushqime e deserte pa fund.

HÖHÉ është definicioni i perfeksionit të një ëmbëlsire.

Mini fam.175

Për HÖHÉ-n

HÖHÉ është brend i ri kosovar dhe ndërkombëtar i lansuar në tregun vendor dhe i pëlqyer qysh në ditët e para.

Pas një dekade të plotë të partneritetit të kompanisë vendore AgroKor sh.p.k. me partnerët strategjik austriak, grupi i përbashkët kanë realizuar investimin e përbashkët në Kosovë duke ngritur së bashku fabrikën moderne për prodhimin e produkteve ushqimore nën brendin HÖHÉ.

39234720 1726877087429230 3139221416604336128 n

Teknologjia e fjalës së fundit, prodhim i certifikuar me standardet evropiane dhe nën auditimine monitroimin gjerman të certifikuar nga TUV NORD e bëjnë këtë një prej produkteve më të mira shqiptare.

Për më shumë rreth HÖHÉ, vizitoni faqen zyrtare në Facebook.

/Telegrafi/