Anza-Borrego është shkretëtira në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, që për të dytin vit me radhë, po mbulohet nga lulet shumëngjyrëshe.

Të reshurat e pandërprera, të shoqëruara me mot shumë të nxehtë, kanë bërë që farat të aktivizohen dhe të krijohet fenomeni i rrallë, transmeton Telegrafi.


Zakonisht, kjo ndodhë një herë në dekadë, madje, nganjëherë nuk ka pasur lulëzim edhe për 20 vjet me radhë.

Banorët e zonës, u befasuan gjatë dhjetorit kur panë disa lule të vogla ngjyrë roze, pasi nuk besonin se fenomeni do të përsëritet.

Kushtet e favorshme, kanë bërë që zona të mbulohet prej luleve shumë të veçanta, duke bërë që regjioni të mbushet me ekspertë të shumtë, që po shkojnë të mbledhin bimët e rralla.

Mbresëlënëse është edhe hapësira me lule, një zonë me ngjyrë rozë, e tjera verdhë, që të dyja me ngjyra shumë të ndezura. /Telegrafi/

Shkretetira foto 2

Shkretetira foto 3

Shkretetira foto 4

Shkretetira foto 5

Shkretetira foto 6

Shkretetira foto 7

Shkretetira foto 8

Shkretetira foto 9