Banorët e fshatit Rashincë të Komunës së Shtimes prej disa muajve po e kundërshtojnë hapjen e disa puseve të reja të ujit të pijshëm, projekt ky që ka për qëllim furnizimin e qytetit dhe disa lokaliteve të tjera. Banorët tashmë kanë dëshmuar se po përballen me mungesë të ujit, andaj me çdo kusht po synojnë t’i ruajnë burimet për familjet e tyre.
Banorët e Rshincës kanë paralajmëruar protestë për ditët në vazhdim për ta kundërshtuar projektin dhe për t’i treguar kryetarit Aliu se të gjithë janë të bashkuar për mbrojtjen e ujit në këtë lokalitet.
Ndërkohë, Këshilli I fshatit Rashincë të Komunës së Shtimes, nëpërmjet një shkrese në rrjetin social, ka reaguar ashpër lidhur me përgjigjen e kryetarit të Komunës Qemajl Aliu, i cili për problemin e ujit të pijshëm në këtë lokalitet ka thënë zyrtarisht se është dakorduar me banorët, por këshilli i fshatit po e mohon këtë.
“Në foton e bashkangjitur në postim është përgjigja nga Kryetari i Komunës. Për sa i përket pakënaqësive tona që i kemi shprehur në ankesën tonë me shkrim, drejtuar Kryetarit të Komunës, ai paska thanë se “Unë jam dakorduar”, për me vazhduar punime. Nuk po kuptojmë me kënd është dakorduar kryetari?. Ne kemi dorëzuar ankesën me shkrim e tash ky thotë jemi dakorduar!?”, thuhet në reagimin e këshillit të Rashincës.
Ata e kanë kritikuar kryetarin Aliu se në mbledhjen e fundit të asamblesë komunale, nuk e votuan për ta futur në rend të ditës problemin e ujësjellësit të Rashincës.
“Aq më tepër kryetar ishit jo serioz në pyetje – përgjigje, kur the se dy-tre persona të ndikuar nga opozita po kanë mospajtime, për punimet e ujësjellësit të Rashincës. Kryetar po ju bëjmë me dije juve dhe të gjithë tjerëve, se në ditët në vijim do të organizojmë protestë para objektit të komunës, për ta dëshmuar se sa jemi të pa kënaqur me ato punime që po bëhen”, thuhet në reagim.
Ndërkaq, në përgjigjen e kryetarit të Komunës, dërguar këshillit të fshatit Rashincë, thuhet se më 20 nëntor së bashku me kryesuesin e Kuvendit, Adnan Ademi, disa drejtorë dhe përfaqësues nga KRU “Prishtina” kanë zhvilluar një takim në shkollën e Rashincës bashkë me banorët dhe janë dëgjuar shqetësimet e tyre.
“Në këtë takim, me shumicën nga banorët, jemi dakorduar qe ky projekt është në radhë të parë i destinuar për Rashincën e pastaj për te tjerët. Gjithashtu, ne prani të të gjithë banorëve prezent, jam zotuar se nëse ndodh qe të zvogëlohet kapaciteti i ujit, gjë që e kundërshtojnë fuqishëm ekspertët e KRU “Prishtina”, unë bashkë me banorët do t’i mbyllim rubinetet dhe ai ujë do të jetë i destinuar vetëm për Rashincën”, thuhet në përgjigjen e kryetarit Aliu.
Aliu më tej nëpërmjet përgjigjes është zotuar se do të qëndron mbrapa premtimeve të dhëna para banorëve me të cilët siç thotë ai se në atë mbledhje kanë bërë marrëveshje publike dhe janë dakorduar që projekti të implementohet.
“Gjithashtu, për të gjitha rastet eventuale që mund të ndodhin gjatë impelementimit të projektit ne do të jemi në kontakt. E ripërseris: Unë si dashamirës i dëshmuar i Komunës së Shtimes, e në veçanti i fshatit Rashincë, do të jem aty për ndonjë problem eventual dhe nuk do iu shmangem përgjegjësive të mia”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/
Lexo edhe: telegrafi.com/banoret-e-rashinces-serish-drejtohen-kryetarit-aliu-lidhur-projektin-e-ujesjellesit
Lexo edhe: //telegrafi.com/hapja-e-puseve-te-ujit-ne-rashince-te-shtimes-perplas-banoret-ekzekutivin/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kaos në Sarajevë - Policia e Republikës Serbe nuk lejoi Policinë e Bosnjës ta arrestojë Dodikun

Të armatosur deri në dhëmbë - Forcat speciale të policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Gjesti po e shijon fitoren e madhe në BBVA – publikon video me 'Lamborghini' pas spektaklit

I mituri që dyshohet se vrau policin Lika kishte urdhër arrest aktiv qe pesë muaj

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë