Shpërthimet e reja në Liban, rritet numri në 14 të vdekur

E plotësuar - Numri i të vdekurve në shpërthimet e fundit në Liban u rrit nga nëntë në 14.
Gjithashtu edhe më shumë se 450 u plagosën, njoftoi ministria e shëndetësisë e vendit.
Shkon në nëntë numri i të vrarëve pas shpërthimeve të reja në Liban
Nëntë persona janë vrarë dhe më shumë se 300 janë plagosur në shpërthimet e sotme në të gjithë Libanin.
Kështu raporton ministria libaneze e Shëndetësisë, e cila ka dhënë edhe disa të reja, shkruan skynews.
Shpërthimet sot vijnë një ditë pas një sulmi që synonte “pagers” e përdorur nga militantët e Hezbollahut.
Televizioni Al Manar raportoi për shpërthime në zona të shumta të Libanit ndërsa një zyrtar i grupit militant libanez tha për Associated Press se kanë shpërthyer radio-lidhjet (walkie-talkies).
Ndërkohë, agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit ka raportuar se edhe disa sisteme të energjisë diellore të vendosura në çatitë e shtëpive kanë shpërthyer.
Ndryshe, Hezbollahu për shpërthimet e fundit ka fajësuar shtetin izraelit ndërsa ky i fundit nuk reaguar deri më tani rreth shpërthimeve në Bejrut. /Telegrafi/
















































