LAJMI I FUNDIT:

Shkolla “Kurda”, aty ku zbulohen talentët që ‘pushtojnë’ Evropën

Shkolla “Kurda”, aty ku zbulohen talentët që ‘pushtojnë’ Evropën

Shkolla e Futbollit “Kurda” konsiderohet njëra ndër shkollat më të suksesshme në vendin tonë.

Nga kjo shkollë e themeluar në vitin 2015, e cila drejtohet nga strategu dhe ish-futbollist i njohur, Mehmet Kurda, kanë dalë talentë të mëdhenj të lojës së futbollit, madje, disa nga ta tashmë kanë “pushtuar” Evropën.

Talenti Milot Rashica, është vetëm njëri nga futbollistët që tani janë pjesë e futbollit evropian. Por, nga kjo shkollë tashmë në elitën e futbollit tonë militojnë edhe shumë futbollistë, të cilët kanë rol të rëndësishme në skuadrat e tyre aktuale.

Aktualisht pjesë të Shkollës se Futbollit ‘Kurda’ janë mbi 100 fëmijë të cilët çdo ditë vijojnë stërvitjet nën drejtimin e teknikut Kurda dhe asistenti Dardan Jasharit.


Agjencia e Lajmeve KosovaPress, vizitoi këtë Shkollë të futbollit, e cila tashmë është një ‘tempull’ për talentët e lojës së futbollit.

Trajneri Mehmet Kurda tha se ndihet i lumtur me punën që bëhet në shkollën e tij. Ai thotë se është i lumtur që nga shkolla e tij kanë dalë futbollistë që tani luajnë edhe në klubet evropiane si dhe ligat e Kosovës.

“Jemi të kënaqur me punën që bëhet këtu. Jemi duke punuar maksimalisht më këta djelmosha. Në të kaluarën e dini edhe vet e keni parë nëpër media të ndryshme se kanë dal lojtarë shumë të mirë nga kjo shkollë. Qysh në vitin 2015 kur është hapur kjo shkollë fjalimin që kam pas kam thënë se nga kjo shkollë kanë më dal lojtarë të nivelit evropian çka edhe i kemi dhënë rezultatet. Është i njohur për gjithë opinionin Milot Rashica, i cili tani i mbron ngjyrat e Vitesse të Holandës si dhe është pjesë e U21 në Kombëtaren shqiptare, por kemi edhe një futbollist vitin e kaluar në 2 Korrik, i cili tani i ka kaluar testet në Hajduk të Splitit, kemi lojtarë në Superligë, ku disa nga kohëve të fundit janë duke e prezantuar veten shumë mirë si Shkëlqim Pacolli, i cili mbron ngjyrat e Hajvalisë, po ashtu Dren Gashi në KF Gjilani, por ka edhe shumë të tjerë edhe në Ligën e Parë”, ka thënë Kurda.

Kurda ka shtuar se shumë i kënaqur më punën që bëhet në Shkollën ‘Kurda’. Ai thekson se ndihet i lumtur që nxënësit e tij luajnë në klube e mëdha jashtë Kosovës, por edhe në ligat e vendit tonë.

Puna që bëhet në shkollën e futbollit “Kurda”, është lavdëruar edhe nga asistenti i Mehmet Kurdës, Dardan Jashari. Ai thotë se falë punës profesionale që bëhet në këtë shkollë, tashmë në elitën tonë të futbollit, por edhe në ligat tjera militojnë shumë lojtarë që kanë dalë pikërisht nga kjo shkollë.

“Personalisht jam shumë i kënaqur për arsye se unë kam qenë lojtar i trajnerit Mehmet Kurda, ndërsa tani rreth pesë vite punojmë bashkarisht dhe jam shumë i kënaqur që kam marrë përvojën nga ai. Kanë dalë dhe vazhdimisht dalin, një përqindje vazhdojnë të luajnë si në Superligë dhe në Ligën e Parë, dhe mendoj se më këtë punë që bëhet me Mehmet Kurdën besoj se dhe në të ardhmen do të ketë lojtarë të tjerë”, ka theksuar Jashari.

Puna profesionale që bëhet në këtë shkollë ka bërë që edhe shumë të rinj jo vetëm nga kryeqyteti i Kosovës e Fushë Kosova, por edhe nga provincat tjera të vendit tonë, të bëhen pjesë e kësaj shkollë, e cila çdo ditë e më shumë po krijon emër të madh në vendin tonë.

Njëri nga nxënësit e kësaj shkollë, Muhamet Hyseni është larguar nga Besiana për t’iu bashkuar shkollës “Kurda”. Talenti Hyseni, i cili ka qenë edhe pjesë e kampit AC Milan, thotë se është shumë i kënaqur me punën që bëhet në shkollën “Kurda”.

“Këtu po shkojnë punët shumë mirë. Prej Besianë kemi ardhur, sepse këtu ka ushtrime shumë më të mira. Kemi qenë në Itali, ku kemi qëndruar katër ditë. Kam parë sene shumë të mira, ku kanë marrë pjesë shumë shtete si Gjermania e Suedia dhe ne te Kosovës e kemi marrë vendin e parë”, ka pohuar Hyseni.

E, edhe Gent Musa, një tjetër talent i futbollit thotë se pikërisht puna profesionale që bëhet në këtë shkollë ka qenë arsyeja që i është bashkuar shkollës “Kurda”. Ai synon që një ditë të bëhet pjesë e një klubi të madh.

“Ushtrimet kanë qenë arsyeja kryesore si dhe puna më e mirë. Jam shumë i kënaqur, sepse është puna ajo që nevojitet. Në fillim duhet të kryej këto grup-moshat, pastaj të kalojë te ekipa e parë, e më pas te shohim”, ka theksuar Musa.
Ai ëndërron që një ditë të prek ndonjë klub të famshëm, ndërsa idoli i tij është Frenk Lampard.

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori