Shkolla Finlandeze po organizon falas festivalin vjetor të kodimit për të 7-tin vit radhazi, Junior Code Weekend Fest, më 23 nëntor nga ora 10:00-15:00, festival një ditor i cili fokusohet në zhvillimin dhe praktikimin e aftësive në teknologjitë më të avancuara në treg.
Gjatë festivalit, nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë bazat e kodimit (block coding) nga mësimdhënësit e shkollës duke aplikuar teknologji të ndryshme inovative. Në të njëjtën kohë nxënësit do të praktikojnë njohuritë e tyre të arritura gjatë festivalit dhe të krijojnë produkte teknologjike. Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata në përfundim të projekteve të tyre.
Kush mund të marr pjesë?
Varësisht se a jeni fillestar apo të avancuar në kodim, festivali është i hapur për të gjithë nxënësit. Të gjithë nxënësit e klasave 3-6 mund të marrin pjesë në festival duke plotësuar linkun e regjistrimit.
Regjistrimi është i obligueshëm pasi që vendet e pjesëmarrjes janë të limituara.
Nxënësit duhet të kenë me vete laptop ose ipad me të cilën do të praktikojnë kodimin dhe projektet e organizuara gjatë ditës.
Ku mbahet festivali?
Festivali mbahet në lokacionin e Shkollës Finlandeze. Lokacioni mund të gjendet përmes linkut në vijim (lokacioni është afër Prishtina Mall, rruga për Ferizaj, kthesa në të majtë afër Orient Mobile).
Nëse keni ndonjë pyetje ose kërkesë ju lutemi ndihuni të lirë të na kontaktoni përmes emailit ose telefonit në 045 235 650.
Rreth Shkollës Finlandeze
Duke filluar nga parashkollori e deri në edukimin në shkollën e mesme, Shkolla Finlandeze zbaton qasjen e veçantë finlandeze të bazuar në projekte dhe praktikë, zhvillimit të kreativitetit përmes lojrave dhe metodave kreative,aAvancimit në shkenca dhe matematikë përmes eksperimenteve praktike dhe zhvillimit të njohurive të avancuara në robotikë dhe kodim.
Sot, modeli arsimor finlandez udhëheq në botë si sistemi më i mirë arsimor për shkak të dallimit nga modelet tradicionale të arsimit dhe aplikimit të teknologjive dhe metodologjive më të avancuara dhe moderne të arsimit.
Inspiruar nga sistemi i arsimit finlandez, i cilësuar si “mrekulli e arsimit” nga Banka Botërore, Shkolla Finlandeze aplikon metodat më inovative dhe moderne të mësimdhënies në edukimin e nxënësve dhe rritjen e tyre intelektuale, emocionale, dhe shoqërore.
Me sistemin numër 1 në botë për edukim, me mësimdhënës të shkëlqyeshëm finlandez dhe ndërkombëtarë, me teknologji të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës, me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, dhe jo vetëm lëndë, dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame