“Më shkoj jeta në kredi”, “Para sikur fajde”, këto janë disa prej ankesave të qytetarëve të Kosovës, të cilët thonë se pësojnë presione e stres nga bankat komerciale për kthimin e mjeteve financiare me kamatat e larta të interesit.
Numri i kredimarrësve gjatë vitit 2024 ka arritur mbi 36 mijë, të cilaët u janë drejtuar bankave komerciale të Kosovës për të marrë kredi. Shifër kjo mbi një mijë më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Derisa shuma e përgjithshme e kredive bruto në sektorin bankar deri në muajin dhjetor të vitit që lamë pas ka arritur 5 miliardë e 810 milionë euro, me rritje mbi 131 milionë euro ose 2.32 për qind krahasuar me muajin paraprak, raporton KosovaPress.
Prej shumës së përgjithshme të kredive bruto, për ekonomitë familjare janë rreth 2. 3 miliardë euro, dhe për ndërmarrjet rreth 3. 5 miliardë euro.
Ndërsa, sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës vlera e kredive të rejanë dhjetor arriti 264.1 milionë euro.
BQK bënë të ditur për KosovaPress se mesatarja e normës së interesit në kredi të reja gjatë periudhës janar-tetor 2024 është 6.16 për qind.
Por, ‘halli’ i qytetarëve për mjete financiare, po i shtynë ata të marrin kredi në bankat komerciale të vendit.
Qytetari Imer Bajgora thotë se që nga paslufta është detyruar të hyjë kredi siç thotë ai “për ta çliruar vetën”, meqenëse sipas tij, nuk i mjafton paga që merr. Përkitazi me këtë, ai ankohet se kamatat janë shumë të larta.
“Jeta më shkoj nëpër kredi. Prej pas luftës vetëm me kredi po jetojmë…Pse, a nuk po iu mjaftojnë pagat? Po normal se nuk na dalin pagat. Jeta e shtrenjtë është bërë…Kamatat janë maksimalisht më të këqijat në botë që ekzistojnë, tek ne janë…Për ta çliruar vetën hyjë në kredi, për të mos i kërkuar dikujt para hua, hyjë tek shteti…(Kamatat) duhet me qenë më të ulëta, deri në 2-3 për qind më shumë s’ka nevojë të jenë, se boll po fitojnë”, thotë Bajgora.
Të domosdoshme, por të dëmshme në aspektin financiar e vlerëson kredinë Skender Preniqi. Ai thotë se për të blerë banesë apo veturë, nevojitet kredia, për shkak se siç shprehet ai pagat janë të ulëta.
Kamatat, Preniqi i quan “sikur fajde”.
“Si iu duken kamatat e kredive në Kosovë? Janë shumë të larta sikur para me fajde e ligjshme, këtë lloj janë, janë shumë të larta…Secili prej neve kemi kredi edhe kemi pasur kredi në të kaluarën. E dijmë që norma e interesit është shumë e lartë…Kur ka njeriu një plan të madh ose kur ka diçka që dëshiron të bëjë më të madhe, ose ndonjë banesë apo veturë ose diçka domosdoshmërisht duhet të marrësh kredi, sepse me paga aktuale është problem…A e shihni kredinë si diçka pozitive apo negative? E shoh si diçka për shumë njerëz të domosdoshme, por në aspektin financiar dhe ekomomik është dëmshme për shkak se kamatat janë shumë të larta”, tregon Preniqi.
Adem Veseli tregon për stresin që kishte përjetuar gjatë kohës kur kishe marrë kredi. Ai tregon se nuk do të hyjë më në borxh, sepse sipas tij “është katstrofë”.
“Janë shumë të larta, sidomos për pagat, për standardret të larta. mund te them edhe në Evropë janë ndoshta më të larta…E kam kryer kredinë, por po të garantojë që 80 për qind të shërbyesve civil, të arsimtarëve, gati 80 për qind janë kredi…A ke menduar të marrësh prapë kredi? Jo kurrë, katastrofë është. Është katastrofë të hyjsh kredi me marr, sepse me të vërtetë janë kamatat të larta…A keni pasur vështirësi në kthimin e mjeteve? Po si nuk kemi pasur vështirësi. Kam pasur stres, se tërë pagën ma kanë ndalë 1 muaj. Se atë kohë kam pasur vështirësi ekonomike më ka dashur të hyjë kredi, kur kam shkuar gjithë pagën është dashur ta lë. Jo kredi, por këto janë plaçkitje në një farë forme, sidomos në Kosovë”, shprehet Veseli.
Ndërkaq, nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thonë për KosovaPress se numri i përgjithshëm i kredimarrësve është 36 mijë e 60 deri në muajin tetor 2024 ose 1 mijë e 31 më shumë sesa në periudhën e njëjtë tëvitit të kaluar.
“Numri i kredimarrësve për periudhën 1 janar 2023 deri më 11 dhjetor 2023 ishte 35,029, ndërsa për periudhën 1 janar 2024 deri më 11 dhjetor 2024 është 36,060. Rritje prej 1,031 kredimarrës ose 2.94% në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023. Mesatarja e normës së interesit në kredi të reja gjatë periudhës janar-tetor 2024 është 6.16%, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishte 6.49%”, thonë në një përgjigje me shkrim nga BQK për KosovaPress.
Ndërsa, njohësi i sektorit bankar, Milazim Abazi vlerëson se rritja e kredive në Kosovë paraqet zhvillim dhe forcim të pozitës materiale të qytetarëve.
“Rritja e kredive paraqet zhvillim, paraqet forcim të pozitës materiale të qytetarëve. Ndërsa, rritja e ndihmave sociale paraqet një varfëri. Kredia është zhvillim, ndërsa ndihma sociale është varfëri. Ka anë pozitive. Sa më shumë rritet kredia, më mirë është për ekonominë e Kosovës dhe për ekonominë familjare. Të kishte më tepër burime të financimit Kosova, sigurisht do të merrte ende kredi dhe do të kishte një rritje më të madhe ekonomike”, thotë Abazi.
Abazi thotë për KosovaPress se duhet të rritet konkurrenca në sektorin bankar, me ardhjen e bankave më të fuqishme të Evropës.
“Anët negative, ende ka nevojë Kosova për rritjen e licencave bankare. Duhet të hapet tregu për ardhjen e bankave më të fuqishme të Evropës që të vijnë në Kosovë në mënyrë që të rritet potenciali kreditor i Kosovës”, tregon Abazi.
Ndërkaq, eksperti i ekonomisë, Musafë Kadrijaj thotë se menaxhimi i financave personale tek qytetarët e Kosovës nuk është në nivelin e duhur. Ai e quan skandaloze hyrjen në kredi për të blerë veturë apo për pushime.
“Nëse flasim në ekonominë e tregut, të bërit biznes e të bërit ekonomi është shumë normale edhe të futen në kredi bizneset. Po ashtu edhe tek investimet familjare, por për fat jo të mirë marrja e këtyre kredive në shumicën e rasteve edhe tek familjet nuk është për investime, por për diçka shumë emergjente që shihet se nuk po mund t’i përballojnë të hyrat e tyre. 05:01 Nëse është për ndonjë investim në shtëpi ose nëse merren për diçka të luksit, që mund të futet edhe vetura në momente të caktuara ose kryerja e pushimeve, kjo është diçka skandaloze. Por, që për fat jo të mirë ka pasur këso raste. Këtu shihet që edhe menaxhimi i financave personale tek qytetarët e Kosovës nuk është në nivelin e duhur dhe po rezulton gjithmonë që po kanë probleme familjare”, thotë Kadrija.
Përveç kësaj, Kadrija thekson se kamatat e larta të kredive në Kosovë po e dëmtojnë çdo herë e më shumë biznesin.
“Kamatat janë të larta dhe ende në fakt bankat komerciale në Kosovë i kanë disa arsye që për mua tani e tutje janë banale. Tani e tutje Kosova është duke dëshmuar çdo ditë se ana ligjore dhe funksionale në Kosovë është stabile…Për fat jo të mirë, kjo lloj e të bërit biznes tek bankat vlerësoj që kjo nuk përkon me ekonominë e tregut. Në vend se të jetë një lloj infuzioni për ekonominë dhe bizneset, vlerësoj që këto po dëmtojnë çdo ditë e më shumë biznesin në vend”, thekson Kadrijaj.
Ndërsa, rrth 160 milionë euro është fitimi i pastër i bankave komerciale nga janari deri në tetor të vitit 2024.
Përveç rritjes së kredive edhe depozitat (kursimet) e klientëve në dhjetor të vitit që lamë pas kanë arritur vlerën prej 6.92 miliardë eurove, rritje për 342.77 milionë euro ose 5.21 për qind, krahasuar me muajin paraprak.
Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 28.89 për qind janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 65.09% të gjithsej vlerës së kursimeve apo rreth 4.51 miliardë euro./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës