LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija tri pikë pas kreut, Voska në fund të tabelës

Shkëndija tri pikë pas kreut, Voska në fund të tabelës

Të dielën është luajtur java e 11-të e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut, me super derbin në Tetovë që u mbyll pa fitues, pasi Shkëndija dhe Struga u ndanë me barazim 1-1, njofton Telegrafi.

Ndeshja në fjalë kishte shumë dinamik dhe të dy ekipet kërkuan fitoren, ndërsa struganët në fund pretenduan se janë dëmtuar nga arbitrat të cilët u anuluan një gol për pozitë jashtë lojë. Barazimi nuk i ka konvenuar asnjërës ekip, pasi Shkëndija ka mbetur tri pikë pas liderit Rabotniçkit, ndërsa Struga mbetet në mesin e tabelës.

Shkupi në Çair mundi Tikveshin me rezultat 3-1 duke treguar se ky ekip në fushë të saj nuk toleron kundërshtarët dhe me këtë fitore ka bërë një hap drejt kreut të renditjes.


Në anën tjetër, Gostivari i është rikthyer fitores në kampionat, pasi dje mundi me shifra të larta 4-1 AP Breran, duke marrë fitore me përmbysje.

Besa e Dobërdollit ka humbur nga Sileksi me rezultat 2-0 duke marrë disfatën e parë pas katër ndeshjeve radhazi, derisa Voska Sport ishte shumë afër tri pikëve ndaj Pelisterit, e që vetëm pesë minuta para fundit rezultati u barazua në 1-1 që e la skuadrën shqiptare nga Ohri në pozitën e fundit.

Pas javës së 11-të, në tabelë vazhdon kryesimin Rabotniçki që mbetet ekipi i vetëm pa disfatë, i përcjellë nga Shkëndija, Gostivari dhe Sileksi që kan nga 20 pikë, Shkupi dhe Struga kanë nga 16 pikë, me Besën që është e shtata me 12 pikë, aq sa kanë edhe Pelisteri dhe AP Brera. Nga tetë pikë kanë Tikveshi dhe Vardari me Voskën e fundit që ka marrë vetëm 7 pikë. /Telegrafi/

Java e 12-t luhet këtë të mërkure me fillim nga ora 13:00:  Shkëndija – Besa, Voska Sport – Shkupi, Gostivari – Pelisteri, Tikveshi – Struga, Sileksi – Rabotniçki dhe Vardari – AP Brera