Të premten, më 8 gusht hapet sipari i sezonit të ri futbollistik në Maqedoninë e Veriut, me ndeshje e para të Ligës së Parë, njofton Telegrafi.

Para nesh do të kemi një kampionat që pritet të jetë me shumë të panjohura, por edhe ekipe të cilat këtë sezon vijnë për herë të parë në elitën e futbollit të Maqedonisë.


Shkëndija e Tetovës do të kërkojë të mbrojë titullin kampion. Sigurisht se kuqezinjtë e udhëhequr nga trajneri Jeton Beqiri nuk do ta kenë aspak lehtë, duke marrë parasysh se këtë edicion do të jenë se paku në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ndërsa ende janë në garë me ndeshjet kualifikuese në Ligën e kampioneve dhe më pas do të luajnë edhe një ndeshje të “Play-off-it, në Ligën e Evropës.

Sivjet në garë për herë të parë ekipin debutuesin KF Arsimi nga Çegrani, që në radhët e veta ka sjellë përforcime mjaft të mira, ndërsa pas 17 viteve është rikthyer edhe ekipi kumanovar Bashkimi, që gjithashtu ka sjellë përforcime evidente. Struga stabile me disa ndryshime në skuadër padyshim që do të jetë një konkurrent i pakontestueshëm në këtë kampionat.  Ndërkohë për ish-kampionin e vendit, FC Shkupin do të jetë mjaft vështirë të flitet se do të jetë konkurrues, duke marrë parasysh me problemet që po  ballafaqohet skuadra si brenda formimit të ekipit, por edhe kundërshtimeve të mëdha që kanë me drejtuesit tifo grupi i tyre më i madh “Shvercerat”.

Risi nga ky sezon është që të gjitha ndeshjet do të luhen me orar të zgjeruar, në katër ditë, nga e premtja deri të hënën, ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejtë, ndërsa nga ky sezon do të aplikohet edhe sistemi VAR.

Sezoni 2025/26 fillon këtë premte me këto përballje

Shkëndija – Shkupi ora 17:00

Vardari – Pelisteri ora 20:00

Të shtunën me fillim në ora 17:30

Bashkimi - Arsimi

Struga - Makedonija GjP

Të dielën me fillim në ora 17:30 luajnë Tikveshi – Rabotniçki dhe java e parë kompletohet të hënën me duelin Sileksi - AP Brera me fillim në ora 17:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app